×
  • Sport
  • Sport

    Renditja tabelore në Superligë pas tri ndeshjeve të sotme në Gjilan, Klinë dhe Podujevë

    FrontOnline
    01 Tetor 2022

    Janë mbyllur tri ndeshjet e sotme në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll, shkruan FrontOnline.

    Në mesditën e sotme, Drita u përball me Drenicën, Dukagjini me Ferizajn dhe Llapi me Malishevën.

    Në Gjilan, Drita triumfoi përballë Drenicës me rezultat 2:1.

    Drita fiton me “çykë t’zorit” ndaj Drenicës, Dukagjini “demolon” Ferizajn, Llapi dhe Malisheva ndahen në paqe

    Me këtë fitore, Drita “blindon” vendin e parë në tabelë me 21 pikë, teksa Drenica mbetet në vendin e pestë me 11 sosh.

    Nga ana tjetër, Dukagjini “demoloi” Ferizajn me rezultat 4:1 në Klinë.

    Pavarësisht fitores, Dukagjini mbetet në vendin e fundit me pesë pikë, teksa Ferizaj një vend më lart me shtatë sosh.

    Dhe për fund, Llapi barazoi 1:1 me Malishevën në ndeshjen e zhvilluar në “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

    Barazimi i sotëm e lë Llapin në vendin e shtatë me nëntë pikë, kurse Malisheva në vendin e tetë me tetë sosh.

    Ndryshe, këto ndeshje ishin të vlefshme për javën e nëntë në Superligën e Kosovës./FrontOnline/

    Prince Caffe pjesëmarrës në panairin DUBAI EXPO 2021
    Nga Rubrika
    Sport06 Maj 2024
    Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, mund ta humbasë punën e tij në rast se ai nuk merr fitore në katër xhirot e...
    Sport06 Maj 2024
    Sulmuesi i Arsenalit, Kai Havertz, ka thënë që po kënaqet te Arsenali nën drejtimin e Mikel Artetës. Ishi i Chelseas u transferua...
    Sport06 Maj 2024
    Trajneri spanjoll, Julen Lopetegui pritet të rikthehet sërish në Premierligë. Lopetegui do ta marr drejtimin e ekipit të West Hamit nga sezoni...
    Të tjera
    Lajme06 Maj 2024
    Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Shkodër, ku një nënë 39 vjeçare dyshohet se është vetëmbytur...
    Vip06 Maj 2024
    Vetëm pak orë na ndajnë nga spektakli i “Eurovision 2024”, i cili mbledh artistët nga e gjithë Evropa. Eurovizioni sivjet do të...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të hënën së bashku me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, kanë zhvilluar takim me ambasadorët e shteteve...
    Vip06 Maj 2024
    Një nga miqtë e Princeshës Catherine (Kate Middleton) dhe të Princit William ka folur për problemet nëpër të cilat po kalon familja...
    Vip06 Maj 2024
    Këngëtarja shqiptare, Dhurata Dora po vazhdon të shijojë suksesin e këngës së saj të fundit, “Sheqer”. Artistja zbuloi përmes një storie në...
    Vip06 Maj 2024
    Dua Lipa arriti suksesin e radhës. Ylli shqiptar me famë ndërkombëtare prezantoi, këndoi dhe luajti në skeçet e “Saturday Night Live” në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.