×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Raporti i BQK-së: Lufta në Ukrainë dhe pandemia kanë rritur rreziqet e funksionimit të sektorit financiar

    FrontOnline
    02 Gusht 2022

    Banka Qendrore e Kosovës ka publikuar Raportin e 18 të Stabilitetit Financiar për periudhën janar-dhjetor 2021.

    Sipas BQK-së, sistemi financiar ka përballuar suksesshëm sfidën e shkaktuar nga kriza pandemike ku në vitin 2021 sistemi financiar në Kosovë ka shënuar rikuperim të hovshëm.

    “Sidoqoftë, rritja e çmimeve të energjisë dhe mallrave, e nxitur nga rrethanat e krijuara nga pandemia, si dhe shpërthimi i luftës në Ukrainë në vitin 2022 kanë krijuar pasiguri të mëdha për të ardhmen duke rritur ndjeshëm rreziqet e funksionit për ekonominë dhe sektorin financiar për periudhën vijuese”, thuhet në njoftimin e BQK-së.

    Tutje, në njoftim thuhet se ekspozimi i drejtpërdrejtë i sistemit financiar të Kosovës ndaj Ukrainës dhe Rusisë është tejet i kufizuar, por, sipas BQK-së, rreziqet pritet të barten në mënyrë indirekte përmes efektit në inflacion, efektit në rritjen e kostos së financimit, si dhe përmes efektit në aktivitetin e përgjithshëm ekonomik.

    “Përderisa ecuria e këtyre zhvillimeve është duke u shoqëruar me pasiguri të larta, sektori bankar në Kosovë ka adaptuar qasje prudente të operimit përkitazi me rrethanat si dhe ka krijuar rezerva të kënaqshme të kapitalit dhe likuiditetit për t’u përballuar me rreziqet e rritura të funksionimit të tij në periudhën në vijim”, thuhet në njoftim.

    Raportin e plotë mund ta lexoni duke klikuar KËTU

    Big Brother VIP Albania në NimiTV
    Nga Rubrika
    Ekonomi04 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka treguar se përmendja e luftës mund të sjell pasoja për vendin në aspektin...
    Ekonomi03 Maj 2024
    “Administrata Tatimore të Kosovës vazhdon me trendin rritës të të hyrave, ku vetëm për periudhën janar-prill 2024 ka arritur të mbledhë 356.5...
    Ekonomi02 Maj 2024
    Institucionet vendore kanë intensifikuar përpjekjet për ta luftuar ekonominë joformale në Kosovë. Sipas Administratës Tatimore të Kosovës, brenda këtë vit janë fiskalizuar...
    Të tjera
    Lajme05 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shkruar për nënën e tij e njohur si ‘Nëna Rukë’, e...
    Lajme05 Maj 2024
    Nesër, më 6 maj shënohet 27-vjetori i rënies së ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Luan Haradinaj. Në nderim të figurës së...
    Vip05 Maj 2024
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, prej më shumë se një viti është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bukuroshja, e...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) një krizë tjetër po shpërthen pasi mijëra tonë mbeturina po grumbullohen në të gjithë...
    Lajme05 Maj 2024
    Në 75-vjetorin e themelimit të Këshillit të Evropës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar themelimin e organizatës më të vjetër në...
    Lajme05 Maj 2024
    Kërkimet për gjetjen e trupave të Alma Arrazit dhe dy fëmijëve të saj nuk do të ndalen as gjatë orëve të mbrëmjes....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.