×
  • Vip
  • Vip

    Pasi u komentua për deklaratën ndaj Adisit, Fifi ka një paralajmërim

    FrontOnline
    28 Qershor 2022

    Fifi ka muaj prej kur është duke e shijuar lidhjen e saj me Adis Patushin.

    Së fundi ajo u komentuar rreth një deklarate të bërë drejt partnerit të saj.

    “Më fal që nuk jam ruajtur vetëm për ty”, thuhej në deklaratën e saj, deklaratë kjo që nxiti debate.

    Gazetarja, Zhaklin Lekatari, kishte reaguar ndaj postimit të këngëtares, ku sipas saj ndjehej e neveritur nga deklaratat e saj, të cilat janë mësim jo i duhur për vajzat e vogla.

    “Mirëmëngjesi Fifi unë jam Zhaklin Lekatari, jam gazetare dhe sot u zgjova e neveritur nga deklaratat e tua. Mua nuk më intereson shumë se çfarë bën ti në jetën tënde me sa njerëz ke bërë seks, ajo që mua më intereson është që audiencën dhe hapësirën tënde ta përdorësh për mirë, jo ta përdorësh duke i mësuar vajzave të vogla që ato duhet ta ruajnë veten për një person. Nëse ti do ta ruash veten për një person sepse mendon që vlerën ty ta jep ai person, bën mirë ta mbash për vete dhe jo të promovosh budallallëqe të tilla. U zgjova dje në mëngjes me Harry Styles që ndihmonte një ndjekësin e tij që të bënte ‘coming out’, sot zgjohem me Fifin e cila na tregon që duhet ta ruajmë veten për një burrë”, tha Zhaklina.

    E pas kësaj deklarate reagoi Fifi me anë të një video-live në ‘Instagram’, ku u sqarua me lot në sy se ka nevojë për energji pozitive.

    Sot, Fifi, ka paralajmëruar se po vjen me një bashkëpunim të ri, por që mbishkrimi tek imazhet e fundit mori sërish vëmendje.

    “Ndërkohë që të tjerët po merren me virgjeritetin tim, unë po paralajmëroj që për nja 5-6 ditë del një super Djegie me erëza “Tallavaje” lol”, ka shkruar këngëtarja duke mos dhënë detaje për emrin e këngëtares/këngëtarit që do të bashkëpunoj.

    The Victor vjen me këngë të re “Got U”
    Nga Rubrika
    Vip07 Shtator 2024
    Ish-gitaristi i grupit “Guns N’Roses”, Ron “Bumblefoot” Thal, ka performuar himnin e Republikës së Kosovës në festivalin e vjeljes se rrushit “Hardhfest”,...
    Vip06 Shtator 2024
    Dy artistet e njohura, Loredana dhe Tayna kanë publikuar bashkëpunimin e tyre. “Na 2”, titullohet kënga së cilës i është realizuar edhe...
    Vip06 Shtator 2024
    Artisti i njohur shqiptar, Arkimed Lushaj, po vazhdon të qëndrojë në arrati, pasi u kërkua nga Policia e Shtetit për një incident...
    Të tjera
    Lajme07 Shtator 2024
    Deputeti Arbër Rexhaj ka theksuar rëndësinë e fakteve të deponuara në këtë rast. Ai ka përmendur se janë mbledhur 5000 fakte, të...
    Lajme07 Shtator 2024
    Një këmbësor është goditur nga një veturë në Fushë Kosovë. Policia ka bërë të ditur se këmbësori ka pësuar lëndime të rënda...
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Në Shqipëri, ambasada amerikane, bëri të ditur të premten se ajo “do të angazhohet me komisionin e posaçëm për mirëqeverisjen, anti-korrupsionin dhe...
    Sport07 Shtator 2024
    Klubi katalunas, Barcelona është duke menduar për afatin kalimtar të verës 2025 dhe tashmë ka etiketuar dy objektivat e mëdha. Sipas gazetës Mundo...
    Lajme07 Shtator 2024
    Rreth katër milionë euro është dëmi financiar për Komunën e Suharekës i shkaktuar nga mospërmbushja e kontratave kolektive kundrejt punonjësve të arsimit,...
    Lajme07 Shtator 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës ka kujtuar sot 7 shtatorin, Ditën e miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut. “7 shtator i vitit 1990,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.