×
  • Lajme
  • Lajme

    Kontrata kolektive “gjunjëzon” komunën e Suharekës, humb afër katër milionë euro

    FrontOnline
    07 Shtator 2024

    Rreth katër milionë euro është dëmi financiar për Komunën e Suharekës i shkaktuar nga mospërmbushja e kontratave kolektive kundrejt punonjësve të arsimit, ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj.

    Muharremaj ka thënë se kompensimi i punonjësve u ka shkaktuar atyre telashe të mëdha financiare, ndërsa ka dronë se do të ndikojë negativisht edhe në raportin e auditorit për shkak se janë bërë pagesa prej investimeve kapitale në paga dhe mëditje.

    “Kemi pas kërkesë, disa janë realizuar e disa nuk janë realizuar, mirëpo problemin më të madh e kemi kohën e fundit, pasi që është duke u zbatuar kontrata kolektive që nuk është pjesë e komunave por e Qeverisë, mirëpo kohëve të fundit deri tash i kanë marrë përafërsisht 3,2 milionë euro, plus e kanë dërguar edhe një informatë për 800 mijë, kështu që pritet edhe këtë muaj dikund katër milionë euro të hiqen nga buxheti të komunës. Është një anë negative për neve pasi për këtë vit auditimi nuk del i mirë, pasi që janë bërë pagesa prej kategorive të ndryshme, janë bërë pagesa prej investimeve kapitale, në paga dhe mëditje”, ka thënë Muharremaj per EO.

    Kreu i Suharekës ka folur edhe për punën që janë duke u përfunduar në këtë qytet. Disa ka thënë se janë në përfundim, e disa janë në duke vazhduar. Punë të madhe ka thënë se është duke u bërë në projekte infrastrukturore.

    “Me të vërtetë jemi në vlugun më të madh të punimeve për këtë vit në Komunën e Suharekës. Presim shumë shpejtë të përurohet Shtëpia e Kulturës ‘Ukë Bytyqi’, është një projekt mjaftë i madh që i kalon afër 4 milionë euro. Presim shumë shpejtë të përurojmë edhe rrugën që lidh qytetin e Suharekës me autostradën e që është vlera përafërsisht 1 milion euro dhe njëkohësisht presim që këtë vit të përfundojë edhe një pjesë e sheshit që është me bashkëfinancim me Ministrinë e Transportit. Njashtu këtë vit kemi edhe përurimin e Shtëpisë së Kulturës në Mushtisht. Para disa ditësh e përuruam Qendrën e Mjekësisë Familjare në Duhël, përuruam sallën sportive në Sallagrazhdë. Një Qendër të Mjekësisë Familjare e kemi në Studenqan dhe do të fillojmë shumë shpejtë sallën sportive në fshatin Bukosh, QMF-në në Gjinoc, kështu që kemi edhe projekte tjera që janë duke vazhduar nëpër fshatra në infrastrukturë, sidomos në kanalizim, ujë e rrugë, në të mirë të qytetarëve”, ka thënë Muharremaj.

    Muharremaj ka thënë se krahas funksionit si kryetar, do t’i hyjë garës edhe për deputetë. Shpreson që të dalë fitues për të treguar forcën e tij.

    “Unë e kam dhënë fjalën se do të jem kryetar i Republikës së Kosovës, do të garoj edhe për deputet në Parlamentin e Kosovës. Qëllimi është me ngrit votën e Komunës së Suharekës, me tregu fuqinë e Komunës së Suharekës, pasi që sa më shumë vota, aq më të fortë jam dhe do të kërkoj investime për qytetarët e komunës sonë. Këtu e kam qëllimin kryesor, besoj se do të jem edhe deputet i Parlamentit të Kosovës”, u shpreh Muharremaj.

    Edoni i shokuar teksa Lugati i tregon diçka për Artanin
    Nga Rubrika
    Lajme07 Shtator 2024
    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, ka bërë të ditur se nëpër kryeqytet janë duke u vendosur kontejnerë për grumbullimin e...
    Lajme07 Shtator 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka kujtuar sot 7 shtatorin, Ditën e miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut. “Ishin delegatët e Kuvendit...
    Lajme07 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka komentuar humbjen e Kombëtares së Kosovës karshi Rumanisë, mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri”. Kurti përmes një postimi në...
    Të tjera
    Vip07 Shtator 2024
    Ish-gitaristi i grupit “Guns N’Roses”, Ron “Bumblefoot” Thal, ka performuar himnin e Republikës së Kosovës në festivalin e vjeljes se rrushit “Hardhfest”,...
    Lajme07 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se në dy raste të ndryshme, ka ndaluar gjashtë persona të dyshuar në Zubin Potok, të cilët...
    Kronika07 Shtator 2024
    Është lënduar një person në Mitrovicë, pasi disa gurë kanë rënë nga tarraca e një banese, në të cilën disa persona  kishin...
    Lajme07 Shtator 2024
    Në lidhje me vonesën në ngritjen e aktakuzës ndaj Milan Radojçiqit, deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka shprehur kritika të ashpra ndaj...
    Lajme07 Shtator 2024
    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) Lulzim Rafuna, ka thënë se Kosova është duke vuajtur për investime të huaja direkte dhe...
    Lajme07 Shtator 2024
    Gjatë ditës së premte, në Kërpimeh të Podujevës u gjetën mjete të dyshuara të pashpërthyera. E në vendin e ngjarjes ishin njësia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.