×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku citon Rugovën për përvjetorin e Kushtetutës së Kaçanikut: Ditë e vënies së themeleve të shtetit të Kosovës

    FrontOnline
    07 Shtator 2024

    Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një komunikate për media ka ndarë mesazhin e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, me rastin e përvjetorit të 34-të të Kushtetutës së Kaçanikut.

    Abdixhiku ka rikujtuar deklaratën e presidentit Rugova, i cili kishte thënë se 7 shtatori ka hyrë në historinë më të re të Kosovës si ditë e vënies së themeleve të shtetit të Kosovës që erdhi pas Deklaratës së Pavarësisë së 2 korrikut të vitit 1990.

    Postimi i plotë:

    Mesazhi i kryetarit Lumir Abdixhiku, në përvjetorin e 34 të Kushtetutës së Kaçanikut:

    “Datat si kjo, e 7 shtatorit të vitit 1990, na kujtojnë me krenari vendosmërinë dhe guximin e deputetëve të asaj kohe për aktin historik dhe gurthemelin në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovë- shpalljen e Kushtetuës së Kosovës, e njohur si Kushtetuta e Kaçanikut.

    Edhe pse në rrethana të veshtira të okupimit nga Serbia, elita politike dhe intelektuale e asaj kohe e grumbulluar rreth lëvizjes më demokratike, Lidhjes Demokratike të Kosovës, organizuan dhe themeluan institucionet e para demokratike të një shteti që po formohej.

    Kushtetuta e Kaçanikut, nuk ishte thjesht një dokument juridik; ishte një akt i fuqishëm rezistence ndaj pushtimit dhe padrejtësive që përjetonte populli i Kosovës. Ajo përfaqësonte vullnetin e palëkundur të një kombi të tërë, për të jetuar në liri dhe për të ndërtuar një shtet të drejtë, të pavarur dhe demokratik.

    Sot, rikujtojmë edhe deklaratën e Presidentit Ibrahim Rugova se “dita e 7 shtatorit të vitit 1990, ka hyrë në historinë më të re të Kosovës si ditë e vënies së themeleve të shtetit të Kosovës, që erdhi pas Deklaratës së Pavarësisë të 2 Korrikut të të njëjtit vit.

    Në këtë përvjetor, çmojmë dhe vlerësojmë lart kontributin e deputetëve të atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, që në një kohë shumë të rëndë e në rrethana të jashtëzakonshme miratuan Kushtetutën e Kaçanikut, më 7 shtator 1990. Po ashtu përulemi para grave e burrave, që punuan ditë e natë për jetësimin e ëndrrës shekullore për liri e pavarësi.”

    Ndërgjegjësimi mbi autizmin dhe ndryshimi i narratives për autizmin dhe Personat me Aftësi të Kufizuar
    Nga Rubrika
    Lajme07 Shtator 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës në Kaçanik, “shënoi një moment...
    Lajme07 Shtator 2024
    Faqja e përfaqësisë së Ushtrisë së SHBA-së në NATO ka publikuar një njoftim për ushtarët-qytetarë amerikanë të cilët do të marrin rrugën...
    Lajme07 Shtator 2024
    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, ka bërë të ditur se nëpër kryeqytet janë duke u vendosur kontejnerë për grumbullimin e...
    Të tjera
    Sport07 Shtator 2024
    Klubi katalunas, Barcelona është duke menduar për afatin kalimtar të verës 2025 dhe tashmë ka etiketuar dy objektivat e mëdha. Sipas gazetës Mundo...
    Lajme07 Shtator 2024
    Rreth katër milionë euro është dëmi financiar për Komunën e Suharekës i shkaktuar nga mospërmbushja e kontratave kolektive kundrejt punonjësve të arsimit,...
    Lajme07 Shtator 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës ka kujtuar sot 7 shtatorin, Ditën e miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut. “7 shtator i vitit 1990,...
    Vip07 Shtator 2024
    Ish-gitaristi i grupit “Guns N’Roses”, Ron “Bumblefoot” Thal, ka performuar himnin e Republikës së Kosovës në festivalin e vjeljes se rrushit “Hardhfest”,...
    Lajme07 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se në dy raste të ndryshme, ka ndaluar gjashtë persona të dyshuar në Zubin Potok, të cilët...
    Kronika07 Shtator 2024
    Është lënduar një person në Mitrovicë, pasi disa gurë kanë rënë nga tarraca e një banese, në të cilën disa persona  kishin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.