×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i VV-së: Jemi të shqetësuar me mungesën e veprimeve të sistemit të drejtësisë

    FrontOnline
    07 Shtator 2024

    Deputeti Arbër Rexhaj ka theksuar rëndësinë e fakteve të deponuara në këtë rast. Ai ka përmendur se janë mbledhur 5000 fakte, të cilat janë publikuar nga Policia e Kosovës në një konferencë për media.

    Rexhaj ka shprehur shqetësimin për mungesën e veprimeve të drejtësisë, duke e cilësuar këtë si një dështim të rëndë për të drejtën dhe përpjekjet e Kosovës për të mbrojtur integritetin e saj.

    “Pra janë 5000 fakte deponuara, 5000 fakte të cilat policia e Kosovës publikisht në një konferencë për media ku ministri i Brendshëm dhe drejtori i Policisë kanë treguar pra arsenalin se çfarë kanë gjetur në Banjskë , është vrarë një rreshteri Afrim Bunjaku tashmë dëshmor i kombit ndonëse në anën tjetër nuk kemi asnjë veprim të drejtësisë në këtë  aspekt dhe sigurisht kjo është për keq ardhje”, tha Rexhaj për Front Online.

    Ai ka kritikuar gjithashtu aleatët ndërkombëtarë që, në vend që të bëjnë trysni ndaj Serbisë për dorëzimin e Radojçiqit dhe terroristëve të tjerë, kanë vendosur masa ndaj Kosovës.

    Rexhaj e ka cilësuar këtë si një lloj të padrejtësie të madhe që i bëhet Republikës së Kosovës, duke theksuar se sjellja e Bashkimit Evropian dhe aleatëve të tjerë është e padrejtë në raport me Kosovën, veçanërisht në kontekstin e sulmit terrorist në Banjskë që sipas tij  kishte për qëllim aneksimin e një pjese të veriut të Kosovës.

    Për këtë çështje Front Online i ka dërguar pyetje edhe Prokurorisë Speciale, por nga ata nuk ka arritur të marrë përgjigje.

    Gati një vit nga sulmi në Banjskë, ende nuk ka aktakuzë ndaj Radojçiqit

    Maturantët e shkollës së mjekësisë “Dr. Ali Sokoli”, në ekskuzion në hotelin me pesë yje
    Nga Rubrika
    Lajme07 Shtator 2024
    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, ka bërë të ditur se nëpër kryeqytet janë duke u vendosur kontejnerë për grumbullimin e...
    Lajme07 Shtator 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka kujtuar sot 7 shtatorin, Ditën e miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut. “Ishin delegatët e Kuvendit...
    Lajme07 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka komentuar humbjen e Kombëtares së Kosovës karshi Rumanisë, mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri”. Kurti përmes një postimi në...
    Të tjera
    Vip07 Shtator 2024
    Ish-gitaristi i grupit “Guns N’Roses”, Ron “Bumblefoot” Thal, ka performuar himnin e Republikës së Kosovës në festivalin e vjeljes se rrushit “Hardhfest”,...
    Lajme07 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se në dy raste të ndryshme, ka ndaluar gjashtë persona të dyshuar në Zubin Potok, të cilët...
    Kronika07 Shtator 2024
    Është lënduar një person në Mitrovicë, pasi disa gurë kanë rënë nga tarraca e një banese, në të cilën disa persona  kishin...
    Lajme07 Shtator 2024
    Në lidhje me vonesën në ngritjen e aktakuzës ndaj Milan Radojçiqit, deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka shprehur kritika të ashpra ndaj...
    Lajme07 Shtator 2024
    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) Lulzim Rafuna, ka thënë se Kosova është duke vuajtur për investime të huaja direkte dhe...
    Lajme07 Shtator 2024
    Gjatë ditës së premte, në Kërpimeh të Podujevës u gjetën mjete të dyshuara të pashpërthyera. E në vendin e ngjarjes ishin njësia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.