×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    SHBA deklaron se do të angazhohet në Komisionin e Posaçëm antikorrupsion

    FrontOnline
    07 Shtator 2024

    Në Shqipëri, ambasada amerikane, bëri të ditur të premten se ajo “do të angazhohet me komisionin e posaçëm për mirëqeverisjen, anti-korrupsionin dhe sundimin e ligjit”.

    Deklarata e saj, pason atë të dy ditëve më parë të ambasadori të Delegacionit të Bashkimit europian, Silvio Gonzato, pas takimit që ai kishte patur me kryetaren e parlamentit Elisa Spiropali, e ku shprehej se dhe Bashkimi europian do të angazhohej me këtë komision si dhe me atë për për luftën ndaj dezinformimit dhe formave të tjera të ndërhyrjes së huaj në procesin demokratik.

    Qëndrimet e dy përfaqësive më të rëndësishme diplomatike, të cilat kanë qenë dhe sponsorët e Reformës në Drejtësi dhe zbatimit të saj, duket se kanë avancuar nga ato të mbajtura fillimisht kur nisma për një cikël të ri reformash u prezantua në maj nga kryeministri Edi Rama. Në atë kohë ambasada amerikane foli për “një propozim premtues”, ndërsa Delegacioni i BE-së tha se “e mirëpriste çdo nismë për të çuar më tej proceset e arritjeve të reformave të Shqipërisë”. Ndërsa iu përmbajtën termave të përgjithshëm, të dy përfaqësitë diplomatike vunë theksin te nevoja e gjithpërfshirjes dhe garancia “e pakthyeshmërisë së reformës në drejtësi”.

    ur socialistët vijuan me shpejtësi të vinin në zbatim projektin e tyre dhe në fillim të qershorit miratuan vetëm me votat e tyre një rezolutë të posaçme në parlament si dhe ngritjen e Komisionit të Posaçëm, ato folën për “nxitimin me të cilin u kaluan në parlament rezoluta dhe vendimi”, apo vunë në dukje faktin se gjithshka u realizua “pa mbështetjen e opozitës”, e cila mbajti një qëndrim refuzues ndaj ftesës së shumicës që ajo të bëhej pjesë e komisionit, ndërsa nuk munguan zërat që e shihnin nismën si një përpjeje të fshehur për të rritur kontrollin ndaj institucioneve të krijuara nga reforma në Drejtësi, e veçanërisht ndaj Prokurorisë dhe Gjykatës së Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit.

    Socialistët vijuan punën dhe Komisioni ka ngritur infrastrukturën mbështetëse duke ftuar ekspertë dhe përfaqësues nga shumë institucione, përfshirë ato të Drejtësisë. Opozita ndërkohë, publikisht, nuk ka ndryshuar pozicion.

    “Ne presim që puna e komisionit të jetë përfshirëse dhe transparente, në përputhje me kushtetutën, në mbrojtje të pavarësisë së institucioneve, si dhe të përmirësojë të ardhmen e Shqipërisë”, thekson në deklaratën e saj ambasada amerikane. Ndërsa ambasadori Gonzato shprehej se asistenca europiane synon “të sigurojë koherencë të plotë me angazhimet të Shqipërisë për anëtarësim në BE” .

    Në objektin e punës së Komisionit të Posaçëm, flitet për një proces të thelluar reformimi “për të përmirësuar dhe konsoliduar praktikat e mirëqeverisjes në të gjitha nivelet”, për “një luftë më të thellë ndaj korrupsionit” dhe “forcimin e mëtejshëm të zbatimit të ligjit”. Komisioni do duhet të realizojë “një vlerësim dhe analizë të situatës në të tre fushat” dhe më pas të kalojë në “hartimin dhe miratimin e një Plani veprimi me kohështrirje afatgjatë dhe të qëndrueshme, duke rekomanduar edhe masa konkrete për ndryshime të mundshme ligjore dhe institucionale”.

    Angazhimi i Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, që pritet të përkthehet në praninë e tyre me ekspertë për të tre fushat e ndërhyrjeve të parashikuara, krahas dhe ekspertëve që parashikohet të dërgohen dhe nga OSBE-ja e Këshilli i Evropës, duket se i jep garanci procesit, përballë dilemave me të cilat është përballur që në nisje./VoA/

    Banori/banorja i/e dhjetë: Jeta të ofron njerëz të këqij, por unë ua gjej vendin
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Ministrisë palestineze të Shëndetësisë ka thënë se të paktën 61 palestinezë janë vrarë dhe 162 janë plagosur në Gaza në 48 orët...
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Një 14-vjeçare në Korçë është bërë nënë, derisa babai i foshnjës është shoqëruar në polici. Ai është i moshës 21-vjeçare dhe në...
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e priti në një takim ambasadorin e Rusisë në Beograd, Aleksandar Bocan Harchenko, të cilin e njoftoi...
    Të tjera
    Lajme07 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se në dy raste të ndryshme, ka ndaluar gjashtë persona të dyshuar në Zubin Potok, të cilët...
    Kronika07 Shtator 2024
    Është lënduar një person në Mitrovicë, pasi disa gurë kanë rënë nga tarraca e një banese, në të cilën disa persona  kishin...
    Lajme07 Shtator 2024
    Në lidhje me vonesën në ngritjen e aktakuzës ndaj Milan Radojçiqit, deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka shprehur kritika të ashpra ndaj...
    Lajme07 Shtator 2024
    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) Lulzim Rafuna, ka thënë se Kosova është duke vuajtur për investime të huaja direkte dhe...
    Lajme07 Shtator 2024
    Gjatë ditës së premte, në Kërpimeh të Podujevës u gjetën mjete të dyshuara të pashpërthyera. E në vendin e ngjarjes ishin njësia...
    Sport07 Shtator 2024
    Kosova mbrëmë u mposhtë thellë në “Fadil Vokrri” nga Rumania. Ndeshja përfundoi 3-0 në të mirë të mysafirëve, shkruan “Gazeta Express”. Pas...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.