×
  • Kronika
  • Kronika

    Shefi i Antidrogës: Droga në Ferizaj erdhi nga Irani përmes Turqisë

    FrontOnline
    24 Maj 2022

    Shefi i Antidrogës në Policinë e Kosovës, Reshat Murseli, ka thënë që dy aksionet policore në veri të Kosovës dhe në Ferizaj ku u shkatërruan dy laboratorë droge, nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën.

    Murseli për Klan Kosova tha se ende nuk kanë informacione nëse ka të përfshirë persona nga përkatësi të ndryshme etnike apo nacionale në rastin në veri, por që në të kaluarën grupet kriminale kanë vepruar së bashku pavarësisht etnive.

    “Në rastin konkret në veri për momentin vetëm këtë informacion e posedojmë por në të kaluarën ka rezultuar që grupet kriminale nuk kanë zgjedhur etni por kanë vepruar së bashku”, ka thënë Murseli.

    Mirëpo, në operacionin “Gropa” në Ferizaj ai ka thënë se janë të përfshirë edhe pesë shtetas turq, dhe se droga kishte ardhur nga Irani duke kaluar edhe përmes Turqisë.

    “Ndërsa në rastin në Ferizaj kemi të përfshirë pesë shtetas turq të cilët kanë qenë këtu në cilësinë e ekspertëve të përpunimit për arsye se droga është gjetur në dy laboratorë, dhe ka qenë në faza të përpunimit sepse si lëndë e parë ka arritur nga Irani, përmes Turqisë ka arritur në Kosovë me mjete transporti dhe e kamufluar në mallra të ndryshëm dhe pastaj këtu grupi kriminal përmes personave që kanë njohuri të përpunimit të këtyre drogave sintetike e kanë filluar përpunimin në dy laborator të ndryshëm për një periudhë të caktuar kohore dhe e kanë shndërruar atë nga substancat kimike në heroinë dhe gjatë testimit fushor ka rezultuar edhe kaptagon”, ka shtuar Murseli.

    “Këtu është një bashkëpunim mes grupeve kriminale të Kosovës dhe disa grupeve kriminale në Turqi”.

    Me rastin e Black Friday, 28 Nëntorit dhe 32 vjetorin e kompanisë, Petrol Company me çmime marramendëse në derivate dhe…
    Nga Rubrika
    Kronika07 Shtator 2024
    Është lënduar një person në Mitrovicë, pasi disa gurë kanë rënë nga tarraca e një banese, në të cilën disa persona  kishin...
    Kronika07 Shtator 2024
    Një shtetase bullgare është arrestuar në Ferizaj nga Policia e Kosovës nën dyshimin për “vjedhje të rëndë”. Sipas Policisë, e dyshuara është...
    Kronika07 Shtator 2024
    Policia ka gjetur drogë pas kontrollit në një shtëpi dhe në një lokal në Ferizaj. Në raportin 24 orësh bëhet e ditur...
    Të tjera
    Lajme07 Shtator 2024
    Deputeti Arbër Rexhaj ka theksuar rëndësinë e fakteve të deponuara në këtë rast. Ai ka përmendur se janë mbledhur 5000 fakte, të...
    Lajme07 Shtator 2024
    Një këmbësor është goditur nga një veturë në Fushë Kosovë. Policia ka bërë të ditur se këmbësori ka pësuar lëndime të rënda...
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Në Shqipëri, ambasada amerikane, bëri të ditur të premten se ajo “do të angazhohet me komisionin e posaçëm për mirëqeverisjen, anti-korrupsionin dhe...
    Sport07 Shtator 2024
    Klubi katalunas, Barcelona është duke menduar për afatin kalimtar të verës 2025 dhe tashmë ka etiketuar dy objektivat e mëdha. Sipas gazetës Mundo...
    Lajme07 Shtator 2024
    Rreth katër milionë euro është dëmi financiar për Komunën e Suharekës i shkaktuar nga mospërmbushja e kontratave kolektive kundrejt punonjësve të arsimit,...
    Lajme07 Shtator 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës ka kujtuar sot 7 shtatorin, Ditën e miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut. “7 shtator i vitit 1990,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.