×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    KEDS/KESCO: Ne nuk rrisim çmime e as nuk ndryshojmë tarifa

    FrontOnline
    26 Janar 2022

    KEDS dhe KESCO kanë sqaruar se nuk i rrisin çmimet dhe as nuk janë përgjegjës për strukturën tarifore.

    Kjo strukturë ndërtohet, sipas tyre, pas aplikimit për Të Hyrat Maksimale të Lejuara (MAR).

    Në aplikimin tarifor, të gjitha Palët e Interesit, duke na përfshirë edhe neve, kemi të drejtë të dërgojmë propozime tona. Por, është ZRRE ajo që merr vendimet. Deri tash, 95 për qind e propozimeve tona nuk janë marrë parasysh. Pra, heqja e bllok tarifës në vitin 2017 ishte dhe mbetet përgjegjësi ekskluzive e ZRRE-së. Ne nuk jemi politikbërës, por jemi vetëm kompani operative.

    “Asnjë shtet nuk kemi parë që e ka drejtuar gishtin nga kompania distributive për krizën. Kompania distributive shpërndanë energjinë elektrike që e ka në dispozicion. Nëse ka prodhim të mjaftueshëm dhe nëse kostoja e importit mbulohet, sistemi nuk afektohet. Në Kosovë ndodhi e kundërta: Kostoja e importit nuk u mbulua për muaj të tërë, ndërsa kur energjia elektrike nevojitej më së shumti, u reduktua ndjeshëm prodhimi vendor. As çmimet e importit as prodhimi vendor nuk janë në dorën tonë. Kur kostot nuk mbulohen, vjen deri te krisja e hallkave të zinxhirit elektroenergjetik. Borxhi i akumuluar ndaj KOSTT dhe KEK ka ardhur pikërisht nga mosmbulimi i kostove të importit për një kohë të gjatë. Nëse ky borxh do t’u paguhej kompanive, kufizimet e energjisë elektrike do të fillonin qysh nga muaji shtator”, thuhet në komunikatën e këtyre dy kompanive.

    Nga këto kompania thanë se i kanë përdorur të gjitha mjetet dhe se kanë paralajmëruar qysh në gusht që çmimet e importit po rriteshin ndjeshëm dhe duhej vepruar.

    “Askush nuk ndërmori asgjë. Kishim aplikuar edhe për shqyrtim të jashtëzakonshëm tarifor në mënyrë që të mos afektohej sistemi dhe konsumatorët të vazhdonin të merrnin shërbimet adekuate, por sërish nuk u ndërmor asgjë. ZRRE e arsyetoi këtë duke thënë: Çmimet e energjisë elektrike në berza janë spekulative dhe do të bien!Ndërkohë, në praktikë ndodhi e kundërta, ato u rritën tutje. Ne vazhduam ta bartim barrën deri sa na u shterën të gjitha resurset financiare dhe mundësitë. Sikur politikbërësit të vepronin në kohë dhe të merrnin parasysh kërkesat dhe paralajmërimet tona, ne nuk do të vinim në këtë situatë. Ajo do të përballohej shumë më lehtë”, vazhdon tutje komunikata e tyre.

    “Ne, kemi bërë në vazhdimësi aq sa kemi pasur në dorë. Fitimet dhe humbjet e KEDS/KESCO janë të rregulluara dhe nëse tejkalohet, atëherë kthehet vitin tjetër në sistem me 8 për qind kamatë. Pra, gjithçka është formulë matematikore! Ndryshe, të dy kompanitë e kanë përmbyllur vitin e fundit me humbje. Ndërkohë, krejt çka është fituar deri tash, ka shkuar për të mirën e qytetarëve të Kosovës. Kemi investuar për tetë vjet të operimeve tona rreth 190 milionë euro në rrjetin elektrik të vendit, që e gjetëm në gjendje të rëndë. Ai tashmë është përmirësuar ndjeshëm. Si rezultat i operimeve dhe investimeve efiçiente ka shumë vjet që çmimet e energjisë elektrike nuk kanë ndryshuar. Të njëjtën kohë, pronarët kanë dhënë nga xhepat e tyre deri tash mbi 60 milionë euro për humbjet jopërformuese. Në këto rrethana, KEDS/KESCO kërkojnë nga të gjitha palët politikbërëse që të bëjnë më të mirën e mundshme për funksionimin e sistemit, pasi nga vendimet dhe politikat adekuate, përfiton direkt konsumatori kosovar. Në rrethana krize, kur secili e kryen punën me përkushtim dhe përgjegjësi, atëherë ajo përballohet shumë më lehtë”, përfundon komunikata e KEDS dhe KESCO.

    KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Ekonomi30 Prill 2024
    Fehim Haliti është stomatologu me pasuri milionëshe në Prishtinë me mbi 1 milionë euro para të gatshme, si dhe vetura e orë...
    Ekonomi29 Prill 2024
    Ministria e Infrastrukturës dhe Komuna e Podujevës kanë nënshkruar sot memorandum për rregullimin e katër rrugëve në këtë zonë. Vlera e projekteve...
    Ekonomi29 Prill 2024
    Drejtori i Doganës së Kosovës, Agron Llugalliu, ka deklaruar pranë Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, se gjatë 2023-tes ka pasur të hyra...
    Të tjera
    Lajme01 Maj 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka deklaruar se aleatët ndërkombëtarë e kanë humbur besimin në kryeministrin e vendit, Albin...
    Lajme01 Maj 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahirku foli mbi aktualitetin politik në Kosovë. Themelimi i Asociacionit të...
    Lajme01 Maj 2024
    Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti mbi si i është qasur dialogut. Çitaku, mes tjerash thotë...
    Lajme01 Maj 2024
    Deputeti i Vetëvendosjes, Enver Haliti ka deklaruar se masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës do të hiqen brenda javësh. Kjo pasi sipas...
    Lajme01 Maj 2024
    Kryeministri Albin Kurti nuk ka dashur të komentojë qëndrimin publik të Gjermanisë se Kosova duhet të nisë punën për themelimin e Asociacionit,...
    Lajme01 Maj 2024
    Si rrallëherë qindra punëtorë kosovarë sot (më 1 maj ) pritet të protestojnë në Sheshin e Prishtinës, duke kërkuar rritje të pagave...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.