×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu: Kosova është në presion, ndërkombëtarët kanë humbur besimin në Kurtin

    FrontOnline
    01 Maj 2024

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka deklaruar se aleatët ndërkombëtarë e kanë humbur besimin në kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

    Madje sipas tij, për shkak të mosbesimit ndaj Kurtit, janë duke bërë presion të vazhdueshëm mbi Kosovën.

    “Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke bërë një kërkesë të vazhdueshme në drejtim të Qeverisë së Kosovës dhe kryeministrit Kurti për të ecë me hapa konkret. Ky presion është për faktin se partnerët tanë ndërkombëtarë kanë humbur besimin në kryeministrin Kurti, për shkak të populizmit të tij dhe mashtrimeve të vazhdueshme të cilat i ka bërë edhe me partnerët por edhe me qytetarët. Situata në të cilën ky kryeministër e ka futur Kosovën është jashtëzakonisht e palakmueshme, tani të vendoset një presion i tillë mbi Qeverinë dhe mbi Kosovën për një të drejtë e cila na takon, kjo është gabim në hapa të cilat i ka bërë kryeministri Kurti në procesin e dialogut dhe ky është rezultat i gabimeve të tij”, tha Haxhiu në Tëvë1.

    Më tej, deputeti i PDK-së, tha se marrëveshja e Ohrit është dëmi i radhës që Kurti i ka bërë vendit.

    “Ky kushtëzim është rezultat i gabimeve të tij, sepse me marrëveshjen e Ohrit ky e ka nënshkruar ose ka pranuar thënë më mirë që rruga e Kosovës do të jetë e përcaktuar me zbatimin e marrëveshjes dhe dakordimin të cilin e kanë pasur edhe në Bruksel. Konsiderojë që marrëveshja e Ohrit është një dëm i radhës që ky kryeministër i ka bërë vendit”, shtoi Haxhiu.

    Prince Caffe pjesëmarrës në panairin DUBAI EXPO 2021
    Nga Rubrika
    Lajme21 Maj 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka kujtuar 25-vjetorin e masakrës mbi civilët në Stagovë të Kaçanikut. Kurti tha se më 21...
    Lajme21 Maj 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira, ku lokalisht pritet të ketë rrebeshe shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh....
    Lajme21 Maj 2024
    Avokati i akredituar nga Gjykata Speciale, Taulant Hodaj, ka folur për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Hodaj tha se...
    Të tjera
    Lajme21 Maj 2024
    Daut Haradinaj deklaroi se sipas bindjes së tij (jo në emër të AAK-së), do t’i bashkohej nismës për shpërndarje të Kuvendit nëse...
    Lajme21 Maj 2024
    Një person u arrestua në Prishtinë. Ai dyshohet për veprat penale “Kanosje”, “posedim i narkotikëve” dhe “armëmbajtje pa leje”. 43-vjeçarit, P.M, iu...
    Lajme21 Maj 2024
    “Statusi i të gjitha strukturave dhe shërbimeve të mbështetura nga Serbia është paraparë të zgjidhet në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, në...
    Lajme21 Maj 2024
    Eksperti i Ballkanit në Institutin Leibniz për Studimet e Evropës Lindore dhe Juglindore në Regensburg, Konrad Clewing, ka treguar për gabimet që...
    Lajme21 Maj 2024
    Gazmend Syla nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës deklaron se kjo parti nuk është pro shpërbërjes së Kuvendit. Ai thotë se nëse...
    Lajme21 Maj 2024
    Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur për mundësinë për të shkuar në zgjedhje. Ai vlerëson se Kurti duhet t’ia kthejë mandatin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.