×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Doktori i vipave me mbi 1 milion euro para të gatshme, vetura dhe orë dore qindra mijëshe

    FrontOnline
    30 Prill 2024

    Fehim Haliti është stomatologu me pasuri milionëshe në Prishtinë me mbi 1 milionë euro para të gatshme, si dhe vetura e orë dore qindra mijëra euroshe.

    Fehim Haliti është profesor i asocuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës si dhe specialist në Qendrën Klinike Universitare Stomatologjike, veprimtari të cilën e ka pezulluar pa pagesë, shkruan Gazeta Shneta.

    Haliti zotëron një ordinancë stomatologjike private “Dent Fix” ku është pronar dhe drejtor. Ky biznes ia ka mundësuar atij një pasuri milionëshe në patundshmëri, paluajtshmëri dhe para të gatshme.

    Haliti i cili njihet si “stomatologu i VIP-ve” ka 15 patundshmëri në emër të tij duke përfshirë katër banesa, pesë shtëpia, dy parcela toke si dhe katër pyjore.

    Haliti duket se është marakli i makinave dhe aksesorëve të shtrenjta e luksoze. Ai ka në pronësi të tij dy vetura Porsche, njëra në vlerë 163 mijë e tjetra 103 mijë Euro, një Audi në vlerë 94 mijë Euro si dhe një orë dore në vlerë 130 mijë Euro.

    Në formularin e deklarimit të pasurisë Haliti ka raportuar edhe para të gatshme në llogarinë e tij. Në katër llogari të ndryshme ai ka afër 1 milionë Euro të gatshme.

    Në anën tjetër Haliti ka deklaruar edhe obligime. Ai ka paraqitur tre kredi në vlerë rreth 560 mijë Euro.

    Haliti ka deklaruar se merr të ardhura vjetore në vlerë tetë mijë euro nga ordinanca e tij “DentFix”, nga UP 1143 Euro, si dhe nga qiraja e patundshmërive në Gjermani dhe Britani të Madhe rreth 9400 Euro.

    Curri: Atdheu dhe Xhuli ia kaluan për shpejtësi të krijimit të lidhjes, Vivien dhe Getinjos (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme20 Maj 2024
    Profesori dhe analisti amerikan, Edward Joseph tha se Kosova ka humbur një mundësi historike për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Ai tha...
    Lajme20 Maj 2024
    Mbi 23 mijë nxënës më datë 25 dhe 28 qershor do t’i nënshtrohen testit të Arritshmërisë. Këtë vit shpërndarja e nxënësve nëpër...
    Lajme20 Maj 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kryeministri Kurti e ka sjellë Serbinë si temë kryesore të diskutimit...
    Të tjera
    Lajme20 Maj 2024
    Deputetja Duda Balje në një prononcim për “Debat Plus” ka thënë se nëse bëhet shpërndarja e Kuvendit do e votojë. Ajo gjithashtu...
    Lajme20 Maj 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha se është shumë e rëndësishme arsyeja pse vendi shkon në zgjedhje. I pari...
    Lajme20 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka jap detaje shtesë lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë ditës së sotme në veri të vendit. Sipas njoftimit...
    Lajme20 Maj 2024
    Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tregoi arsyet e refuzimit të ftesës për takim me kryeministrin Albin Kurti. Ai tha se ftesa e...
    Lajme20 Maj 2024
    Pas shiut të rrëmbyeshëm që përfshiu orët e para të mëngjesit Prishtinën dhe jo vetëm, sipas parashikimeve të fundit, të martën pasdite...
    Bota/Rajoni20 Maj 2024
    Për herë të parë në Shqipëri kurorëzojnë dashurinë në martesë një çift i komunitetit LGBT. Ndonëse nuk konsiderohet e ligjshme dy vajzat...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.