×
  • Lajme
  • Lajme

    Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti nuk foli për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

    FrontOnline
    01 Maj 2024

    Kryeministri Albin Kurti nuk ka dashur të komentojë qëndrimin publik të Gjermanisë se Kosova duhet të nisë punën për themelimin e Asociacionit, në mënyrë që të anëtarësohet në Këshillin e Evropës. Kurti u është shmangur pyetjeve të gazetarëve për këtë çështje. Derisa zyrtarë të partisë së tij besojnë se anëtarësimi në Këshill është çështje e kryer, por ndryshe mendojnë në taborin opozitar.

    Të ngjeshur e ka pasur agjendën kryeministri Albin Kurti të martën, një ditë pas telefonatës së rëndësishme që pati me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz.

    Por, shefi i Qeverisë nuk deshi të deklarohej rreth qartësimit, tani edhe publik, të qëndrimit gjerman se nevojitet nisja e procedurave për themelimin e Asociacionit para votimit përfundimtar për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

    “Po shkojmë në ndërtesë që t’i shohim kushtet…”, tha në arsyetimin e parë Kurti.

    Për këtë, gazetarët tentuan dy herë të marrin një qëndrim nga Kurti gjatë një aktiviteti të tij dje në Graçanicë.

    “Duhet të shkojmë tash, e kemi lënë bashkë me këta që i kanë marrë çelësat të takohemi te ajo qendra”, thotë arsyetimin e dytë Kurti.

    Pas telefonatës mes Scholzit dhe Kurtit, kabineti i kancelarit gjerman deklaroi se ai ia theksoi kryeministrit kosovar rëndësinë e hapave konkret drejt Asociacionit për anëtarësimin e në KiE.

    Por, Arbër Rexhaj që është deputet nga partia e Kurtit, thotë se Kosova nuk mund ta nisë themelimin e Asociacionit, sepse sipas tij, problemi qëndron te Serbia e cila po e shkelë vazhdimisht marrëveshjen bazike.

    “Procesi i anëtarësimit në Këshillin e Evropës për Kosovën ka mbaruar, Kosova veç është anëtarësuar. Pse po e them këtë? Sepse kur ti e kalon Asamblenë Kombëtare mund të mos thirret një mbledhje e Komitetit të Ministrave, mirëpo në 100 për qind të rasteve, Komiteti i Ministrave ka vendosur njëjtë siç ka vendosur Asambleja Kombëtare. Mund të pretendoj ndonjë vonim, por Kosova do të anëtarësohet. (Nën pyetje: Edhe pa nisur procedurat që po kërkohen për Asociacionin? Absolut”, ka thënë Rexhaj, raporton RTV Dukagjini.

    Mirëpo, mendim krejtësisht tjetër ka deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi.

    Ajo thotë se tashmë është i qartë kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin.

    “Duke u nisur nga e kaluara ku e dini se sa herë ka kaluar procesi i liberalizimit të vizave në Parlamentin Evropian dhe nuk ka kalu në Këshill, kjo do të duhet të jetë shqetësuese për ta, duhet të punojnë më shumë. I pamë dy shtetet mike të Kosovës që po i referohen që kryeministri Kurti ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese, po shihet se tanimë është kusht Asociacioni”, ka thënë Krasniqi.

    Presioni ndërkombëtar për Asociacionin është rritur ndaj Kosovës pak para mbledhjes së Komitetit të Ministrave në KiE, që mbahet në mes të majit.

    Qëndrim të ngjashëm si Gjermania ka shfaqur edhe Franca.

    Kurse, hapat e Qeverisë deri në atë kohë janë vlerësuar si përcaktues për futjen apo jo në rend dite të aplikimit të Kosovës sivjet.

    KESCO: Për 11 ditë u importuan rreth 5.4 milionë euro energji elektrike
    Nga Rubrika
    Lajme21 Maj 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka kujtuar 25-vjetorin e masakrës mbi civilët në Stagovë të Kaçanikut. Kurti tha se më 21...
    Lajme21 Maj 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira, ku lokalisht pritet të ketë rrebeshe shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh....
    Lajme21 Maj 2024
    Avokati i akredituar nga Gjykata Speciale, Taulant Hodaj, ka folur për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Hodaj tha se...
    Të tjera
    Lajme21 Maj 2024
    Daut Haradinaj deklaroi se sipas bindjes së tij (jo në emër të AAK-së), do t’i bashkohej nismës për shpërndarje të Kuvendit nëse...
    Lajme21 Maj 2024
    Një person u arrestua në Prishtinë. Ai dyshohet për veprat penale “Kanosje”, “posedim i narkotikëve” dhe “armëmbajtje pa leje”. 43-vjeçarit, P.M, iu...
    Lajme21 Maj 2024
    “Statusi i të gjitha strukturave dhe shërbimeve të mbështetura nga Serbia është paraparë të zgjidhet në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, në...
    Lajme21 Maj 2024
    Eksperti i Ballkanit në Institutin Leibniz për Studimet e Evropës Lindore dhe Juglindore në Regensburg, Konrad Clewing, ka treguar për gabimet që...
    Lajme21 Maj 2024
    Gazmend Syla nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës deklaron se kjo parti nuk është pro shpërbërjes së Kuvendit. Ai thotë se nëse...
    Lajme21 Maj 2024
    Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur për mundësinë për të shkuar në zgjedhje. Ai vlerëson se Kurti duhet t’ia kthejë mandatin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.