×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Këto janë katër rrugët që do të ndërtohen në Podujevë

    FrontOnline
    29 Prill 2024

    Ministria e Infrastrukturës dhe Komuna e Podujevës kanë nënshkruar sot memorandum për rregullimin e katër rrugëve në këtë zonë.

    Vlera e projekteve është mbi 1 milion e 36 mijë euro.

    Lajmin e ka bërë të ditur i pari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, shkruan Zeri.info.

    Njoftimi i plotë i Bulliqit, pa ndërhyrje:

    Memorandum bashkëpunimi në vlerë mbi 1 milionë euro me MMPHI-në

    Në vlerë mbi 1 milionë euro sot kemi nënshkruar memorandum bashkëpunimin me ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ku ishte i pranishëm edhe zëvendësi i tij, Hysen Durmishi.

    Projektet e bashkëfinancimit përfshijnë investimet në;

    Rikonstruimi dhe rehabilitimi i rrugës “Dëshmorët Babatinca”, në vlerë prej 537 mijë eurove.

    Ndërtimi dhe asfaltimi i rrugës lidhëse Sfeçël – Dumosh, në vlerë prej 159 mijë eurove.

    Ndërtimi dhe asfaltimi i rrugës lidhëse Bradash – Dobratin, në vlerë financiare 155,500.00 euro.

    Ndërtimi dhe asfaltimi i rrugës lidhëse nga gurthyesi deri në rrugën Sahit Llalloshi, në vlerë prej 185,150.00 eurove.

    Pas nënshkrimit të marrëveshjes ishim në terren për të parë nga afër projekte që janë realizuar, si dhe ato që presin të realizohen në Komunën tonë nga bashkëpunimi me Ministrinë e Infrastrukturës.

    Banori/banorja i/e dhjetë: Jeta të ofron njerëz të këqij, por unë ua gjej vendin
    Nga Rubrika
    Ekonomi20 Maj 2024
    Përkundër ndryshimeve të çmimeve në shumë sektorë, çmimet këtë vit do të jenë të njëjta në hotelet e “Fafa Hotels & Resorts”...
    Ekonomi16 Maj 2024
    Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, viziton Aleancën Kosovare të Bizneseve, ai është pritur nga kryetari i AKB-së, Agim Shahini. “Kosova...
    Ekonomi16 Maj 2024
    Rreth gjysmë miliardë euro arrin shuma e përgjithshme e investimeve direkte amerikane në Kosovë në dekadën e fundit, bazuar në statistikat e...
    Të tjera
    Kronika21 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një gruaje në Klinë. Rasti është duke u hetuar. “Klinë / 20.05.2024 – 10:00....
    Lajme21 Maj 2024
    Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Sami Kurteshi, është liruar nga akuza për sulm ndaj të dëmtuarit Adnon...
    Kronika21 Maj 2024
    Është shënuar një rast i tentativë vrasjes mbrëmë në Prishtinë. I dyshuari e ka goditur viktimën më një mjet të mprehtë në...
    Kronika21 Maj 2024
    Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje lidhur me aksidentin e rëndë që ndodhi të hënën në rrugën “Fehmi...
    Bota/Rajoni21 Maj 2024
    Rrufeja të hënën në mbrëmje në qytetin lindor të Gjermanisë, Dresden, ka lënduar dhjetë persona, katër prej të cilëve pësuan lëndime të...
    Kronika21 Maj 2024
    Një person është arrestuar në Gjilan pasi që i njëjti kishte sulmuar familjarët e tij dhe kishte demoluar disa orendi nëpër shtëpi....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.