×
  • Sport
  • Sport

    Drejtuesit e KOK-ut pritën presidentin e KO të Shri Lankës, Suresh Subramaniam

    FrontOnline
    27 Tetor 2021

    Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, kanë pritur presidentin e Komitetit Olimpik të Shri Lankës, Suresh Subramaniam, i cili po e viziton KOK-un.

    Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Aliti, duke falënderuar presidentin Subramaniam, shprehu vullnetin dhe gatishmërinë për të fuqizuar edhe më shumë bashkëpunimin mes dy Komiteteve Olimpike, bashkëpunim ky që ka nisur edhe para Lojërave Olimpike Tokio 2020, me ç’rast KOK-u kishte ndërmjetësuar ardhjen e një xhudisti të Shri Lankës për përgatitje tek ekipi ynë i xhudos, përcjell FrontOnline.

    Të dyja palët diskutuan mundësitë e ndryshme të bashkëpunimit, shkëmbimin e përvojave, derisa të pranishëm në takim ishin edhe stafi i KOK-ut, të cilët po ashtu shprehën gatishmërinë për të bashkëpunuar me departamentet përkatëse të KO të Shri Lankës.

    Subramaniam, duke uruar KOK-un për medaljet e fituara në Lojërat Olimpike Tokio 2020, shprehu entuziazmin e tij për punën dhe sukseset e KOK-ut.

    Në fund të takimit, u shkëmbyen edhe dhurata mes dy presidentëve./FrontOnline/

    Nesër këto zona do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
    Nga Rubrika
    Sport06 Maj 2024
    Arsenali raportohet se ka hapur bisedimet për të transferuar sensacionin brazilian Estevao Willian, i cili njihet ndryshe si “Messinho”. Sipas mediumit brazilian...
    Sport06 Maj 2024
    Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, mund ta humbasë punën e tij në rast se ai nuk merr fitore në katër xhirot e...
    Sport06 Maj 2024
    Sulmuesi i Arsenalit, Kai Havertz, ka thënë që po kënaqet te Arsenali nën drejtimin e Mikel Artetës. Ishi i Chelseas u transferua...
    Të tjera
    Lajme06 Maj 2024
    Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla ka marr pjesë në panelin e parë...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Agjencia e OKB-së për fëmijë (UNICEF) tha të hënën se “nuk ka asnjë vend të sigurt për të shkuar në Gaza për...
    Kronika06 Maj 2024
    Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Çikatovë e vjetër rrugës për...
    Lajme06 Maj 2024
    Zëvendësdrejtori i policisë në Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani, ka folur lidhur me atentatin ndaj  Marko Jabllanoviqit [vëllau i Aleksandar Jabllanoviq], anëtarit...
    Lajme06 Maj 2024
    Një zëdhënës i Departamentit amerikan i Shtetit i tha Zërit të Amerikës se Zv/ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Gabriel Escobar nuk është...
    Lajme06 Maj 2024
    Misionit i NATO-s, KFOR, ka bërë të ditur se karabinierët italianë kanë ndihmuar disa familje në nevojë në Leposaviq dhe Prishtinë. Në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.