×
  • Opinione
  • Opinione

    Çfarë duhet ende që vendet e Ballkanit të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian?

    FrontOnline
    12 Tetor 2021

    Samiti i mbajtur më 6 tetor në Brdo të Sllovenisë nuk ishte aspak i lehtë.

    Ai bëri bashkëudhëheqësit e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe 6 vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipërinë, Bosnje Hercegovinën, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Serbinë,që janë duke trokitur në derën e një Evrope të bashkuar.

    Megjithatë kjo derë është aktualisht e mbyllur, dhe nuk duket ende e gatshme për tu hapur. Kjo çështje nuk është e re. Dialogu me vendet e lindura nga shembja e Jugosllavisë dhe me Shqipërinë, ka nisur që në vitin 2003, por po përparon aq ngadalë, saqë po shkakton një zhgënjim të madh në rajon.

    Në disa aspekte, ne i jemi kthyer problemit të zgjerimit të Bashkimit Evropian pas rënies së Murit të Berlinit në vitin 1989, me demokratizimin e vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore. Ai debat i vuri mbështetësit e zgjerimit, kundër atyre të thellimit të këtij procesi.

    Me fjalë të tjera, duhej të vendosej nëse do të pranoheshin shtete të reja në union, apo të forcoheshin më parë lidhjet midis anëtarëve “historikë. Në fund, u ndoqën që të dyja rrugët (me vështirësi të ndryshme):u zgjerua si BE, ashtu edhe iu fut monedha e përbashkët evropiane, euro.

    Ashtu si në vitet 1990, sot ekzistojnë dy nevoja kontradiktore midis tyre. Mbështetësit e zgjerimit argumentojnë se vendet e Ballkanit Perëndimor, përbëjnë një zonë rreziku në kontinentin evropian, sa i përket paqëndrueshmërisë së qeverisë dhe gjeopolitikës, dhe me ndikimin në rritje të Kinës, Rusisë apo Turqisë.

    Injorimi i këtyre vendeve, do të sjellë në mënyrë të pashmangshme pasoja negative.

    Ndërkohë kundërshtarët e zgjerimit të çdo lloji, thonë se BE-ja aktuale me 27 anëtarë nuk është në gjendje që të funksionojë në mënyrë efektive, dhe se shtimi i 5 apo 6 vendeve të tjera në strukturat aktuale, vetëm sa do ta paralizonte të gjithë unionin

    Kjo tezë fokusohet më tepënë transformimin e funksionimit e BE-së aktuale, përpara hapjes së dyerve për kandidatët e rinj. Në fund, ashtu siç ndodhi në vitet 1990, do të duhet që tëndiqen të dyja rrugët. Mohimi i çdo perspektive për këto shtete të brishta politikisht dhe ekonomikisht, do t’hedhë ato në krahët e fuqive të jashtme.

    Për ta kuptuar këtë, mjafton të kujtojmë deklaratën e bërë më 6 tetor nga kryeministri serb Aleksandër Vuçiç, që u mburr me ndihmën e ofruar nga Rusia. Në samitin e Brdos 27 vendet anëtare e përfshinë fjalën “zgjerim” në deklaratën përfundimtare, por pa përmendur asnjë afat konkret se kur do të ndodhë kjo gjë.

    Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Lejen deklaroi:“Ju do të jeni një ditë pjesë e Bashkimit EvropianDuhet vetëm të kuptojmë se kur do të ndodhë kjo”. 

    Por kjo deklaratë është e pamjaftueshme, dhe të 27 vendet e BE kanë vënë dorën në portofolet e tyre për të propozuar një plan financimi për një rajon evropian veçanërisht të cenueshëm.

    Gjithsesiproblemi nuk qëndron vetëm tek paratë. Pasi duhet të zgjidhen ndërkohë edhe disa mikro-konflikte, përfshirë ai midis Serbisë dhe Kosovës, që kërcënon rregullisht të përshkallëzohet në një konfrontim të armatosur, dhe ai midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për pakicat.

    Këto çështje gjetën hapësirë edhe ​​gjatë takimit të fundit. Samiti la pas një ndjenjë të paplotësisë, për shkak të linjave përçarëse midis 27 vendeve anëtare, si dhe midis BE-së dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor.

    Por logjika politike është e ftohtëtek e fundit, Ballkani është më afër Evropës sesa rajoni Indo-Paqësoritqë po monopolizon aktualisht mendimet e shumë njerëzve.

    Banori/banorja i/e dhjetë: Jeta të ofron njerëz të këqij, por unë ua gjej vendin
    Nga Rubrika
    Opinione30 Prill 2024
    Nga: David Robson / The Atlantic Në vitin 1986, miliona filipinas dolën në rrugët e Manilës, duke protestuar në mënyrë paqësore (në...
    Opinione29 Prill 2024
    Shkruan: Mero Baze Ilir Meta i bëri të gjitha sa mundi. Në fillim hipi në hekura, pastaj në kodrat e Lieqnit, më...
    Opinione28 Prill 2024
    Nga: Raffaele Huang (me kontributin e gazetarit Dave Sebastian) / The Wall Street Journal (titulli origjinal: What Is TikTok Worth? Guesses Range...
    Të tjera
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Aleksandër Vulin, i sanksionuari i SHBA-ve nga viti i kaluar, pritet të jetë numri dy i Qeverisë së Serbisë, raportojnë mediet serbe,...
    Lajme30 Prill 2024
    Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka listuar një sërë gjërash me anë të së cilave thotë Serbia e ka shkelur...
    Lajme30 Prill 2024
    Rrustem Llapi, 52 vjeçar nga Podujeva është lënë në arrest sipas një vendimi në Dyseldorf, pasi mbi të rëndon vepra e vrasjes...
    Lajme30 Prill 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar Betejën e Qafë Mullarit dhe heroin e kombit, Ilaz Kodra....
    Lajme30 Prill 2024
    Gazetari i FAZ, Michael Martens dhe Gerald Knaus nga “ESI” i janë kundërpërgjigjur presidentit serb, Aleksander Vuçiq, pasi ky i fundit i...
    Kronika30 Prill 2024
    Policia e Komunikacionit Rrugor në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj ka ndaluar shoferin me inicialet S.M i moshës 26 vjeçar, i cili...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.