×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Dolën nga vetura Audi A3 dhe shkrepën në drejtim të viktimës, detaje të reja për vrasjen në Gjilan

    FrontOnline
    13 Shtator 2021

    Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata kompetente në Gjilan, caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve F.O., G.B. dhe I.V., për shkak të dyshimit se me armë zjarri kanë privuar nga jeta tani të ndjerin B.V.

    “Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit e sipërshënuar, më 12 Shtator 2021, rreth orës 19:45 minuta, pas një përgatitje paraprake, në bashkëkryerje kanë privuar nga jeta të ndjerin B.V., duke e vënë në rrezik edhe jetën e personave tjerë, të cilët kanë qenë afër tij, në atë mënyrë që së bashku kanë ardhur me një veturë të markës ‘’Audi A3’’ dhe janë ndalë tek një market, ku nga aty të armatosur kanë dalë dy nga të pandehurit dhe me të arritur në vendin e ngjarjes, i afrohen të ndjerit, i cili ishte ulur në një kafiteri në Gjilan, të cilët pastaj kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, ku për shkak të plagëve të marra i njëjti ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa të pandehurit pas kryerjes së vrasjes janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

    Me këto veprime, të njëjtit në bashkëkryerje dyshohen se kanë kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë’’, nga neni 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

    Gjithashtu, të njëjtit dyshohen edhe për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, pasi që në mënyrë të paautorizuar kanë mbajtur në pronësi armë zjarri.

    Me rastin e Black Friday, 28 Nëntorit dhe 32 vjetorin e kompanisë, Petrol Company me çmime marramendëse në derivate dhe…
    Nga Rubrika
    Lajme27 Prill 2024
    Krerët më të lartë të shtetit e familjarë të viktimave u mblodhën në “Lëndinën e Pikëllimit”, në 25-vjetorin e masakrës së Mejës,...
    Lajme27 Prill 2024
    Misioni Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) ka marrë pjesë në aktivitetin e institucioneve të vendit për të përkujtuar të...
    Lajme27 Prill 2024
    Në Kosovë sot po shënohet Dita Kombëtare e Personave të Zhdukur nga lufta e fundit. Për këtë ditë janë organizuara aktivitete të...
    Të tjera
    Lajme27 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24 orësh. Aty bëhet e ditur se janë regjistruar 8 raste të dhunës në familje. Dy...
    Lajme27 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti është shprehur optimist për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Në një intervistë me DW, ai shpjegon se...
    Lajme27 Prill 2024
    Pal Lekaj nga radhët e AAK-së, lidhur me kërkesën e ndërkombëtarëve drejtuar Kurtit për themelimi e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe...
    Lajme27 Prill 2024
    Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë mirëpritur vendimin e Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian (BE) i cili ka marr...
    Lajme27 Prill 2024
    Në Ditën e të Zhdukurve të luftës së fundit në Kosovë, presidentja Vjosa Osmani, ministra të kabinetit qeveritar e ambasadorë të akredituar...
    Lajme27 Prill 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës ka përkujtuar të pagjeturit e luftës së fundit në Kosovë, ku 27 prilli shënon Ditën Ndërkombëtare të tyre...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.