×
  • Tenderët
  • Tenderët

    Qeveria “Kurti” i jep tender 3.5 milionë € kompanisë së Ekrem Llukës, kontrata u negociua (Dokumente)

    FrontOnline
    07 Shtator 2021

    Kompania “Dukagjini”, pronë e biznesmenit pejan Ekrem Lluka, është shpërblyer me tender të negociuar, pa publikim të njoftimit për kontratë, në vlerë prej hiç më pakë se 3,5 milionë euro për furnizim me libra para universitare, raporton “Front Online”.

    Në njoftimin për dhënie të kontratës të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), të cilin e ka siguruar “Front Online”, shihet se vlera e këtij tenderi është 4,8 milionësh, i cili është i ndarë në disa lote, e ku nga kjo shumë 3,5 milionë euro i janë dhënë kompanisë së biznesmenit Lluka, deri sa pjesa tjetër prej rreth 1,3 milionësh iu është dhënë katër kompanive tjera, raporton “Front Online”.

    Për lotin I të këtij tenderi për kontratë është rekomanduar kompania “Libri Shkollor”, vlera financiare e këtij loti është 878,328 euro.

    Për lotin II për kontratë është rekomanduar kompania “Dukagjini”,  ku vlera e këtij loti është 3.544.912 euro.

    Për lotin e III-të për kontratë është rekomanduar kompania “Albas”, ku vlera e këtij loti është 357,446 euro, raporton “Front Online”.

    Gjithnjë bazuar në njoftimin për dhënie të kontratës shihet se për  lotin e IV-të për kontratë është rekomanduar kompania “Botime Pegi”, e ku vlera financiare e këtij loti është 35 mijë euro si dhe për lotin V për kontratë ështrë rekomanduar “Shukri Klinaku” me 9 040 euro, raporton “Front Online”.

    Kush ështe kosovari THE VICTOR që synon tregun e jashtëm? (video)
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Komuna e Podujevës e cila drejtohet nga Shpejtim Bulliqi e ka shpërblyer me tender prej hiç më pakë se 413 mijë euro...
    Tenderët24 Janar 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme (MB) që drejtohet nga Xhelal Sveçla, ka shpallur një tender prej 120 mijë euro për shërbime hoteliere,...
    Tenderët11 Janar 2024
    Telekomi i Kosovës ka shpërblyer me tender 15 milionësh kompaninë nga Kroacia “Ericsson Nikola Tesla d.d”, raporton Front Online. Në njoftimin e...
    Të tjera
    Lajme01 Maj 2024
    Njëri nga të plagosurit në Lupç të Podujevës është liruar nga emergjenca dhe më pas është marrë nga Policia e Kosovës. Pamjet...
    Sport01 Maj 2024
    Mbrëmë (e martë) në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në mes të Bayern Munichut dhe Real Madridit që përfundoi...
    Lajme01 Maj 2024
    Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, duke thënë se pas protestës së 1 majit nuk ka komunikuar me...
    Vip01 Maj 2024
    Banorja e Big Borther VIP, Egla Ceno është në gjendje jo të mirë shëndetësore. Në ambientet e shtëpisë janë futur disa mjekë,...
    Kronika01 Maj 2024
    Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri sot në fshatin Lupç të Podujevës, ndërsa një...
    Lajme01 Maj 2024
    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje për plagosjen në Lupç të Podujevës. Zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj, ka thënë për Express...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.