×
  • Hulumtime
  • Hulumtime

    Kjo është rruga e kokainës nga Brazili në Ballkan

    FrontOnline
    19 Maj 2021

    Policia e Kosovës ditë më parë konfiskoi 400 kilogramë kokainë në Lipjan në vlerë prej rreth 20 milionë euro, e cila sasi e madhe e drogës ishte nisur nga Brazili, me ç’rast ka arrestuar 7 persona të dyshimtë.

    Kjo njëherit është sasi e madhe e drogës e konfiskuar nga autoritetet kosovare, konfiskimi i së cilës është bërë i mundur falë përcjelljes nga DEA amerikane, Guarda Di Financa italiane dhe policia shqiptare.

    Një raport i publikuar më 10 maj 2021 nga Iniciativa Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar me titull: Analiza e flukseve të njerëzve, drogës dhe parave në Ballkanin Perëndimor, potencon se grupet kriminale nga Ballkani Perëndimor janë lojtarë të mëdhenj në biznesin global të kokainës, raporton portali “Front Online”.

    Sipas këtij raporti, ka qenë një grindje e përgjakshme e dy grupeve kriminale me origjinë nga Kotorri (Mali i Zi) në lidhje me kontrollin e tregut të kokainës.

    “Meqenëse këto grupe tashmë kanë një pozitë dominuese në zinxhirin e furnizimit, nga burimi në Amerikën Latine në tregjet kryesore në Evropën Perëndimore ka pak nevojë për të bërë devijim të rrugës së drogës në Ballkanin Perëndimor, përveç për të furnizuar tregjet e vogla lokale, por me tendencë të rritjes”, potencohet mes tjerash në këtë raport që e posedon “Front Online”.

    Sipas këtij raporti, ekzistojnë prova që sugjerojnë që portet në detin Adriatik, Durrës në Shqipëri dhe Bar në Mal të Zi, janë shqfrytëzuar për të importuar dërgesa të mëdha të kokainës, e cila, siç potencohet në raport, është fshehur në dërgesat e frutave ose në lëkurë kafshësh nga Amerika Latine.

    Nga porti i Barit në Mal të Zi, kokaina transportohet drejt Nikshiqit për ta çuar në Bosnjë dhe Hercegovinë, pastaj në Kroaci. Te kjo e fundit një kilogram kokainë shitet deri në 38 mijë euro.

    Një rrugë tjetër alternative, siç potencohet në raport, është droga transportohet nga Podgorica drejt Rozhajës dhe pastaj në Novi Pazar të Serbisë, apo në lindje të Kosovës nëpërmjet qytetit të Pejës.

    “Kokaina poashtu që hyn në Shqipëri vjen nëpërmjet portit të Durrësit. Çmimi për një kilogram prej 90% të pastër të koakinës sillet mes 25000-30 mijë euro”, bëhet e ditur në raport, duke shtuar se nga Kosova droga shkon në Luginë të Preshevës, ku çmimi për një kilogram kokainë shkon deri në 50 mijë euro.

    Përndryshe, kreu i Strukturës së Posaꞔme Anti-Korrupsion (SPAK) në Shqipëri, Arben Kraja, në një deklaratë për shtyp ditë më parë ka potencuar se “organizatat dhe grupet e strukturuara kriminale kanë rritur shkallën e rrezikshmërisë së tyre, ngaqë ushtrojnë aktivitet në një territor shumë të gjerë, duke kaluar përmes shumë territoresh nga Brazili deri në Kosovë.”

    Kokaina është nisur nga Brazili, ka kaluar në disa shtete për të mbrritur në një  port të Italisë, më pas në portin e Durrësit dhe që andej  në Kosovë.

    Në raportin  “Flukset e njerëzve, të drogës dhe të parave – Maj 2021” të Iniciativës Globale Kundër Krimit të Organizuar Transnacional, Ballkani Perëndimor konsidetohet si rajoni më i madh i tranzitit për trafikimin përherë dhe më shumë të kokainës.

    /Front Online/

    “0.6 gramë kokainë në Kosovë shitet 60 €”, raporti ndërkombëtar zbulon hartën e kontrabandimit të drogës në Ballkan

    Nga Rubrika
    Hulumtime15 Korrik 2025
    Mbi 195 milionë euro qarkullim dhe rreth 10 milionë euro fitim të pastër ka siguruar gjatë vitit 2024 kompania me vetëm 2...
    Hulumtime14 Korrik 2025
    As më pak e as më shumë se 153 kontrata publike në një vlerë që tejkalon 75 milionë euro, ka përfituar gjatë...
    Hulumtime23 Qershor 2025
    Mbi 16 milionë euro kanë shpenzuar institucionet qendrore dhe lokale për blerje të veturave të reja dhe marrje me qira të veturave...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha sot se Kievi i ka dërguar Moskës një ofertë për të mbajtur një raund tjetër bisedimesh...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Andy Byron, drejtori ekzekutiv i kompanisë teknologjike “Astronomer” me seli në Nju Jork, ka dhënë dorëheqjen nga roli i tij pasi u...
    Lajme19 Korrik 2025
    Brenda më pak se dhjetë ditësh, dy nga institucionet më të mëdha financiare ndërkombëtare – Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar –...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Policia e Shtetit zbuloi në komunën e Vorës, pjesë e Bashkisë së Tiranës, një magazinë ku falsifikoheshin etiketat e skadencës së produkteve...
    Lajme19 Korrik 2025
    Partia Guxo ka prezantuar zyrtarisht kandidatin që do të jetë bartës i listës në komunën e Gjilanit, në zgjedhjet lokal të 12...
    Lajme19 Korrik 2025
    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti, sonte në Prizren ka prezantuar publikisht kandidatin e partisë së tij për kryetar komune. Në...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.