×
  • Lajme
  • Hulumtime
  • Hulumtime

    Meraklitë e udhëtimeve/ Mbi 26 milionë euro u shpenzuan për udhëtime zyrtare brenda dhe jashtë Kosovës me Qeverinë “Kurti”

    FrontOnline
    08 Prill 2024

    Mbi 26 milionë euro janë shpenzuar nga buxheti i Kosovës për udhëtime zyrtare brenda dhe jashtë Kosovës gjatë tri viteve të fundit, periudhë kjo që me ekzekutivin e vendit udhëheq Albin Kurti, raporton portali “Front Online”.

    Kurti dhe bashkëpartiakët e tij sa ishin në opozitë disa herë i kanë kritikuar drejtuesit e institucioneve qendrore dhe lokale, siç thoshin për luksin e tepruar dhe për udhëtime sa për “të marrë mëditje”, por gjatë mandatit të tyre në krye të Qeverisë ka ndodhur e kundërta, duke vazhduar me avazin e vjetër të shpenzimeve buxhetore.

    Sipas dokumentit të shpenzimeve buxhetore për vitin 2023, të cilin e posedon portali “FrontOnline”, institucionet e vendit gjatë vitit të kaluar për udhëtime zyrtare jashtë vendit, mëditje të udhëtimeve, akomodim dhe për transport kanë shpenzuar 8.7 milionë euro.

    Këto shpenzimet janë më të larta për 1.5 milionë euro, krahasuar me vitin 2022 dhe për rreth 5.5 milionë euro më të larta se në vitin 2021.

    Sipas të njëjtit dokument që e posedon “FrontOnline”, për udhëtime zyrtare brenda vendit, mëditje, akomodim transport, gjatë vitit të kaluar janë shpenzuar mbi 2.8 milionë euro, apo rreth 600 mijë euro më shumë se në vitin 2022 dhe mbi 1 milionë euro më shumë se në vitin 2021.

    Opozita qeverinë ‘Kurti’ e kanë cilësuar si kampione të shpenzimeve e lluksit.

     

    Lekaj i AAK-së: Qeveria ‘Kurti’ kampione e shpenzimeve buxhetore

    Anëtari i Komisionit për Buxhet dhe Ekonomi, Pal Lekaj deklaron se gjatë tri viteve qeverisje vetëm llukës qeveritar ka pas.

    Lekaj thotë se qytetarët duhet ta kuptojnë se i kanë votuar ata që paranë e kanë shpenzuar vetëm për udhëtime.

    “Ne në vazhdimësi shohim drekat, darkat, udhëtimet e lluksin qeveritar. Ne urojmë që qytetarët të shohin që votën ja kanë dhënë atyre të cilët për 3 vite i kanë shpenzuar vetëm në udhëtime zyrtare, e lëre më në gjëra tjera. Qeveria Kurti është kampione e shpenzimeve dhe e luksit, dhe kjo nuk i bënë nderë as Qeverisë dhe as shtetit”, vlerëson Lekaj.

    E njëjta parti që ka akuzuar secilën qeveri për abuzim me shpenzimet buxhetorë sot po vepron më keq, thotë Lekaj.

    “Ky pushtet apo kjo parti e VV-së për afro dy dekade ka kritikuar e akuzuar kundër të tjerëve, duke pretenduar se secila qeveri ka abuzuar me dreka, darka, udhëtime zyrtare e shpenzime llukësi. Dhe e njëjta parti sot udhëheqë me vendin dhe po vepron më keq se çdokush tjetër me shpenzimet dhe paranë publike të qytetarëve të Kosovës”, deklaron deputeti i AAK-së për Front Online.

     

    Bunjaku-Rexhepi e LDK-së: Kjo Qeveri e ka rritur luksin

    Shpenzime enorme i ka cilësuar udhëtimet zyrtare për tre vite qeverisje, anëtarja e Komisionit për Ekonomi, Valentina Bunjaku-Rexhepi.

    “Qeveria Kurti për 3 vite qeverisje ka shpenzime enorme për udhëtime zyrtare”, u shpreh deputetja e LDK-së.

    Qeveritë e kaluara i kanë ofenduar për shpenzimet e panevojshme, tani Qeveria Kurti i ka dyfishuar vetë, thotë deputetja.

    Ajo vlerëson se pushteti aktual po krekosët për vete e qytetarin po e varfëron.

    “Kurti dhe VV në opozitë kanë kritikuar e ofenduar qeveritë e kaluara edhe për shpenzimet e nevojshme më parë, por tani i kanë dyfishuar vetë dhe kanë rritur luksin dhe as nuk merakosen. Është qeveria Kurti që ka keqpërdorur madje edhe me rezervat shtetërore si me miell e vaj. Populli po varfërohet çdo ditë më shumë e qeveria po krekoset me luksin e tepruar e të pa limituar”, theksoi ajo për Front Online.

     

    Ekonomisti Beqiri: Shpenzimet e pushtetarëve për udhëtime zyrtare të papranueshme krahasuar me gjendjen ekonomike

    Në anën tjetër, ekonomisti Lulzim Beqiri shumën prej 26 milionë euro të shpenzuar për udhëtime zyrtare të Qeverisë aktuale e ka vlerësuar tejet të lartë.

    Ai ka krahasuar këtë shifër me rritjen ekonomike në vend.

    Beqiri ka thënë se organet shtetërore duhet të kenë kujdes me shpenzimin e parasë publike.

    “Kostoja e udhëtimeve jashtë vendit është tejet e lartë duke analizuar rritjen ekonomike. Nuk kemi pas rezultate konkrete të këtyre udhëtimeve, prandaj një vlerë kaq e madhe e shpenzuar për udhëtime është e papranueshme. Organet e shtetit duhet të kenë kujdes në shpenzimin e parasë publike sepse janë ende një pjesë e madhe e qytetarëve që jetojnë me të ardhura të ulëta”, vlerësoi Beqiri për Front Online.

     

             

    Nesër në këto zona nuk do të ketë rrymë deri në 5 orë
    Nga Rubrika
    Lajme01 Maj 2024
    Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, Avokati i Popullit, Naim Qelaj tha se vendi vazhdon të jetë në gjendje jo të...
    Lajme01 Maj 2024
    Gjatë ditës së djeshme është mbajtur një seancë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Aty për disa orë u diskutua për situatën...
    Lajme01 Maj 2024
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka mbaruar dëshminë dëshmitari i 60-të në rastin e ish-krerëve të UCK-së. Dëshmia...
    Të tjera
    Sport01 Maj 2024
    Me finalet e EURO 2024, që do të nisë në më pak se 50 ditë, UEFA do të nxjerrë në shitje një...
    Vip01 Maj 2024
    Teksa Meritoni dhe Ilnisa krijuan një lidhje brenda shtëpisë së ‘BBV3’, u duk sikur familjarët e tyre jashtë nuk ishin dakort për...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Kryeministri Edi Rama garantoi sot se ky do të jetë sezoni më i pastër për ujërat larës në detet e liqenet e...
    Lajme01 Maj 2024
    1 Maji është Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, datë e shenjuar për fillimin e luftës dhe organizimit. 138 vite më parë, punëtorët e...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Në Mal të Zi është kryer anketa e rregullt mujore nga agjencia IPSOS mbi renditjen e subjekteve politike dhe të politikanëve, të...
    Lajme01 Maj 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është takuar me nënkryetaren e Mitrovicës së Veriut, Katarina Adançiq, nënkryetaren e Zveçanit, Natasha Toamniq dhe nënkryetaren...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.