×
  • Lajme
  • Hulumtime
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Ministria e Ekonomisë e shpenzoi veç 11% të buxhetit, Qeveria “Kurti” përmbylli keq vitin 2023 me investime kapitale (Raporti)

    FrontOnline
    03 Prill 2024

    Për 12 muaj të vitit 2023, Ministria e Ekonomisë, e cila udhëhiqet nga Artane Rizvanolli, ka shpenzuar vetëm 11% të buxhetit të planifikuar për investime kapitale.

    Sipas raportit të buxhetit për vitin 2023, të siguruar nga portali “FrontOnline”, asnjë ministri e Qeverisë “Kurti” nuk ka arritur ta shpenzoj 100% të buxhetit për investime kapitale. Madje, shumica prej tyre kanë ngelur nën kuotën e 50%, duke mbetur miliona euro  sufucit buxhetor.

    Për me keq, dështimin më të madh me investime kapitale e kanë dikasteret qeveritare që merren me zhvillimin ekonomik të vendit, përfshirë këtu Ministrinë e Ekonomisë, Ministrinë e Tregtisë, Ministrinë e Financave, Ministria e Shëndetësisë, etj, raporton Front Online.

    Ministria e Tregtisë, e cila udhëhiqet nga Rozeta Hajdari, ka shpenzuar vetëm 44% të buxhetit për investime kapitale, Ministria e Financave që udhëhiqet nga Hekuran Murati ka shpenzuar 52% të buxhetit. Ministria e Shëndetësisë që udhëhiqet nga Arben Vitia ka shpenzuar 51% të buxhetit për Investime kapitale, Ministria e Kulturës që drejtohet nga Hajrulla Çeku ka shpenzuar 54% të buxhetit, Ministria e Kthimit që udhëhiqet nga Nenad Rashiq, ka shpenzuar veç 42% të buxhetit të planifikuar për Investime kapitale.

    Ministria e Drejtësisë ka shpenzuar 51% të buxhetit për investime kapitale, ministri i Mjedisit Liburn Aliu ka shpenzuar 63% të buxhetit të planifikuar për investime kapitale, ndërsa ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka shpenzuar 64% të buxhetit për investime kapitale, raporton Front Online.

    Sipas raportit të siguruar nga Front Online, nga niveli qendror më së miri me shpenzime kapitale është zyra e presidentes Vjosa Osmani, e cila ka shpenzuar 99% të buxhetit për investime kapitale dhe Ministria e Punëve të Jashtme me 93 % të buxhetit të shpenzuar.

     

    /FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lajme22 Maj 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi u takua me Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Kaja...
    Lajme22 Maj 2025
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim shefen e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallasin. Në takim, Abdixhiku ia...
    Lajme22 Maj 2025
    Zv/ministri i Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, i cili është edhe anëtar i VV’së, ka akuzuarndërkombëtarët se kanë nxitur trazira në veri. Lidhur...
    Të tjera
    Bota/Rajoni22 Maj 2025
    Një aeroplan i vogël u rrëzua në një lagje banesash ushtarake në San Diego të enjten në mëngjes, duke lënë të vdekur...
    Lajme22 Maj 2025
    Dhomat e Specializuara të Hagës kanë bërë të ditur se më 15 maj, Trupi Gjykues në rastin e Thaçit dhe të tjerëve...
    Lajme22 Maj 2025
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-i burgosuri politik, Nait Hasani, ka thënë se Gjykata Speciale në Hagë nuk po gjykon...
    Lajme22 Maj 2025
    Shefja e diplomacisë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas gjatë konferencës për media pas ardhjes në Prishtinë, ka folur edhe për Marrëveshjen e...
    Lajme22 Maj 2025
    Një operacion kërkim-shpëtimi është përmbyllur me sukses në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, pasi dy turiste të huaja humbën rrugën...
    Bota/Rajoni22 Maj 2025
    Me kërkese të SPAK dhe vendim te GJKKO është sekuestuar një pasuri lloji apartament në zonën e Selites dhe një shtese, të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.