×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Ministrat e Qeverisë “Kurti” kanë mbi 6 milionë € pasuri

    FrontOnline
    23 Mars 2021

    Albin Kurti prej sot ka marrë detyrën e shefit të Qeverisë së Kosovës, e cila do t’i ketë 15 Ministri.

    Kryeministri Kurti, i cili ka deklaruar dje gjatë fjalimit të tij në Kuvend se do t’i rris të hyrat për familjet që qëndrojnë keq financiarisht, në kabinetin e tij ka ministra që qëndrojnë shumë mirë financiarisht, raporton portali “Front Online”.

    Ai në formularet e Agjencisë Kundër Korrupsionit ka deklaruar patundshmëri (të bashkëshortes) 400 mijë euro dhe 10 mijë euro para të gatshme në banka.

    Më i pasuri në Qeverinë “Kurti” është ministri i Brendshëm, Xhelal Sfeçla, i cili ka deklaruar patundshmëri në vlerë prej rreth 2 milionë euro dhe një veturë në vlerë 2 mijë euro, raporton Front Online.

    Pas Sfeçlës me pasuri radhitet lideri i Listës Serbe, Goran Rakiq, i cili është zgjedhur ministër për Komunitete dhe Kthim. Rakiq ka deklaruar patundshmëri në vlerë prej 715 mijë euro, 50 mijë euro para të gatshme në një bankë komerciale në Serbi dhe veturë në vlerë prej 10 mijë euro.

    Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, ka deklaruar patundshmëri në vlerë prej 430 mijë euro, dy vetura në vlerë prej 32 mijë euro dhe 4500 euro para të gatshme në banka komerciale.

    Zëvendëskryeministrja e tretë, Emilia Rexhepi, ka patundshmëri në vlerë prej 470 mijë euro, 15 mijë euro veturë, përderisa të hyra vjetore ka deklaruar rreth 20 mijë euro.

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar patundshmëri në vlerë prej 400 mijë euro dhe dy vetura në vlerë prej 27 mijë euro, raporton Front Online.

    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka pasuri të patundshme në vlerë prej 380 mijë euro, veturë në vlerë prej 11 mijë euro, përderisa të hyrat vjetore i ka mbi 20 mijë euro.

    Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka pasuri të patundshme në vlerë prej 225 mijë euro, 20 mijë euro vetura, përderisa të hyrat familjare i ka deklaruar 40 mijë euro.

    Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, ka 145 mijë euro patundshmëri, 40 mijë euro para të gatshme në banka komerciale dhe veturë në vlerë prej 5000 euro, përderisa të hyrat vjetore arrijnë në 27 mijë euro.

    Ministri i Mjedisit, Liburn Aliu, ka patundshmëri në vlerë prej 100 mijë euro, 21 mijë euro në banka komerciale si para të gatshme dhe veturë në vlerë prej 8500 euro. Të hyrat vjetore familjare të Aliut arrijnë në rreth 40 mijë euro.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar patundshmëri në vlerë prej 75 mijë euro, përderisa ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar patundshmëri në vlerë prej 60 mijë euro, 13 mijë euro pasuri të luajtshme, 23500 euro letra me vlerë, 10 mijë euro para të gatshme, përderisa të hyrat vjetore i ka 15 mijë euro.

    Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka deklaruar 190 mijë euro patundshmëri dhe një veturë në vlerë prej 12 mijë euro.

    Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar patundshmëri 70 mijë euro, përderisa të hyrat vjetore familjare i arrijnë 33 mijë euro.

    Ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka deklaruar patundshmëri në vlerë prej 50 mijë euro, 3300 euro para të gatshme dhe veturë në vlerë prej 3000 euro.

    Përndryshe, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, nuk e kanë deklaruar ende pasurinë e tyre në Agjencinë Kundër Korrupsionit, pasi që nuk kanë mbajtur ndonjë funksion të lartë publik në Kosovë, raporton Front Online.

    /Front Online/

     

    Punimet në rrjet, KEDS njofton se në këto vende s’do të ketë rrymë
    Nga Rubrika
    Ekonomi16 Maj 2024
    Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, viziton Aleancën Kosovare të Bizneseve, ai është pritur nga kryetari i AKB-së, Agim Shahini. “Kosova...
    Ekonomi16 Maj 2024
    Rreth gjysmë miliardë euro arrin shuma e përgjithshme e investimeve direkte amerikane në Kosovë në dekadën e fundit, bazuar në statistikat e...
    Ekonomi14 Maj 2024
    Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka nënshkruar sot memorandum mirëkuptimi me Komunën e Malishevës. Memorandumi kap vlerën e 697 mijë eurove dhe...
    Të tjera
    Sport19 Maj 2024
    Sulmuesi shqiptar Mirlind Daku, ka vazhduar me performancën e shkëlqyer në elitën e futbollit të Rusisë. Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë, ka...
    Lajme19 Maj 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar që gjatë javës që vjen do të mbajë kryesisht mot i paqëndrueshëm në Kosovë. E hënë...
    Sport19 Maj 2024
    Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk që të dy kanë fituar një mal me para nga lufta e tyre për kampionin e padiskutueshëm...
    Lajme19 Maj 2024
    Njëzet ekipe shpëtimi dhe dronë janë dërguar në zonën ku helikopteri në të cilin ndodheshin presidenti iranian, Ebrahim Raisi dhe ministri i...
    Lajme19 Maj 2024
    Ekzekutivi po vazhdon procesin e racionalizimit të agjencive të pavarura dhe atyre qeveritare, por ende nuk se sa prej 80 agjencive aktuale...
    Lajme19 Maj 2024
    Një helikopter me të cilin po udhëtonte presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i tij i jashtëm bëri një ulje të detyruar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.