×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vrasja e Kashoggit, Biden: Të hënën do të bëjmë një njoftim për Arabinë Saudite

    FrontOnline
    27 Shkurt 2021

    Presidenti Joe Biden tha të shtunën se administrata e tij do të bëjë të hënën një njoftim lidhur me Arabinë Saudite, pasi raporti i shërbimeve të zbulimit del me konkluzionin se Princi i Kurorës Mohammed bin Salman kishte miratuar vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.

    Lidhur me masa ndëshkimore që mund të merren kundër princit, Presidenti Biden tha “Të hënën do të bëjmë një njoftim lidhur me veprimet që do të marrim në drejtim të Arabisë Saudite”.

    Raporti i Shërbimeve të Zbulimit

    Të premten shërbimet amerikane të zbulimit deklasifikuan një raport ku kanë dalë me konkluzionin se Princi i Arabisë Saudite Mohammed bin Salman miratoi operacionin për kapjen ose vrasjen e gazetarit disident Jamal Khashoggi, i cili u vra në vitin 2018.

    Zoti Khashoggi, i cili kishte statusin e qëndrimit të përhershëm në SHBA, shkruate opinione kritike mbi politikat e Princit të Kurorës në gazetën “Washington Post”. Ai u vra në konsullatën saudite në Stamboll dhe trupi i tij u copëtua nga një ekip operativësh të lidhur me Princin e Kurorës.

    Riadi ka mohuar çdo përfshirje në këtë akt të Princit të Kurorës, sundimtarit de facto të Arabisë Saudite.

    “Ne vlerësojmë se Princi i Kurorës së Arabisë Saudite Muhamed bin Salman miratoi operacionin në Stamboll të Turqisë për kapjen ose vrasjen e gazetarit Saudit Jamal Khashoggi”, thuhej në raportin e publikuar në internet të zyrës së Drejtorit të Zbulimit Kombëtar.

    “Ne e bazojmë këtë vlerësim tek kontrolli që Princi i Kurorës ka tek vendimmarrja e Mbretërisë, përfshirja e drejtpërdrejtë në operacion e një këshilltari kryesor, punonjësve që sigurojnë mbrojtjen e Muhamed bin Salmanit si dhe mbështetjen e Princit të Kurorës për përdorimin e masave të dhunshme për të heshtur disidentët jashtë vendit, përfshirë Khashoggin”, shtohej në raport.

    Ndryshe nga refuzimi i paraardhësit të tij Donald Trump për ta publikuar raportin, Presidenti Joe Biden ia hoqi dokumentit klasifikimin “sekret”, duke reflektuar një gatishmëri të re të SHBA-së për të sfiduar mbretërinë saudite për çështje nga të drejtat e njeriut tek lufta në Jemen. /VOA

    KESCO u certifikua me tri ISO Standarde
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka thënë se ëndrra e tij është që shqiptarët të jetojnë në një shtet të...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Bashkia e Tiranës dhe Ambasada franceze në Shqipëri kanë nënshkruar marrëveshje në fushën e industrive kreative. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Ministri i Brendshëm Taulant Balla tha sot nga Korça, se Policia e Shtetit i ka gati masat për përballimin e fluksit në...
    Të tjera
    Lajme27 Prill 2024
    Në Kosovë sot po shënohet Dita Kombëtare e Personave të Zhdukur nga lufta e fundit. Për këtë ditë janë organizuara aktivitete të...
    Lajme27 Prill 2024
    Ministri i Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka deklaruar se kundërshtitë e banorëve të fshatrave Rixhevë, Gllarevë dhe Stapanicë të...
    Lajme27 Prill 2024
    Kryetari i delegacionit gjerman në Këshillin e Evropës, Frank Schwabe ka thënë se nga këndvështrimi aktual, shanset e Kosovës për t’u bërë...
    Lajme27 Prill 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, është vlerësuar si deputeti më aktiv i Kuvendit të Kosovës. Kështu ka bërë të...
    Lajme27 Prill 2024
    Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar raportin e monitorimit të punës së Kuvendit të Kosovë, shkruan Periskopi. Nga të dhënat e...
    Lajme27 Prill 2024
    Bajram Qerkini, kryetar i Këshillit Koordinues të Asociacioneve të Familjarëve të të Zhdukurve, ka thënë se Brukseli ka stagnuar procesin e personava...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.