×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    SHBA: Princi i Arabisë Saudite miratoi vrasjen e Khashoggit

    FrontOnline
    26 Shkurt 2021

    Një raport i inteligjencës amerikane ka implikuar princin saudit të kurorës, Mohammed bin Salman, në vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi më 2018.

    Në raportin e deklasifikuar, të publikuar nga administrata e presidentit amerikan Joe Biden, është thënë se princi ka miratuar planin për rrëmbimin apo vrasjen e gazetarit që ka jetuar në Shtetet e Bashkuara.

    Kjo është hera e parë që SHBA-ja ka përmendur publikisht princin e kurorës në këtë çështje, i cili mohon të ketë dhënë urdhrin për vrasje.

    Khashoggi është vrarë teksa ka vizituar konsullatën saudite në Stamboll.

    Ai është njohur si kritik i autoriteteve saudite.

    Më 2018, Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) ka thënë se beson që princi i kurorës ka dhënë urdhrin për vrasje, mirëpo supozimet se ai ka qenë i përfshirë në këtë rast nuk janë bërë publike nga zyrtarët amerikanë deri më tani.

    Presidenti amerikan Joe Biden pritet të ketë qasje më të ashpër sesa paraardhësi i tij Donald Trump, në fushën e të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit në Arabinë Saudite, një aleat kyç i SHBA-së në Lindje të Mesme.

    Në një bisedë telefonike, të zhvilluar të enjten në mes të babait të princit, Mbretit Salman dhe presidentit amerikan, Biden ka “përmendur sa të rëndësishme për SHBA-në janë të drejtat universale të njeriut dhe sundimi i ligjit”, ka thënë Shtëpia e Bardhë.

    Sipas burimeve të cituara nga agjencia e lajmeve Reuters, administrata Biden është duke shqyrtuar mundësinë e anulimit të marrëveshjeve për armë me Arabinë Saudite, si dhe të kufizojë në të ardhmen shitjet e armëve “për mbrojtje”.

    Autoritetet saudite kanë thënë se vdekja e Khashoggit është rezultat i një “operacioni mashtrues” të një ekipi agjentësh, të cilët janë dërguar në ambasadë për ta kthyer gazetarin në Arabinë Saudite.

    Ky shtet ka dënuar pesë individë me 20 vjet burgim në shtator të vitit të kaluar, ndonëse fillimisht ata janë dënuar me dënim me vdekje.

    Sipas prokurorëve sauditë, Khashoggit i është injektuar një dozë e madhe e drogës, prej të cilës ai ka vdekur.

    Trupi i tij më pas është copëtuar dhe u është dorëzuar bashkëpunëtorëve jashtë konsullatës.

    Vendndodhja e trupit të tij vazhdon të jetë e panjohur.

    Më 2019, raportuesja speciale e Kombeve të Bashkuara Agnes Callamard, ka akuzuar shtetin saudit për “ekzekutim të paramenduar” të Khashoggit, derisa gjyqin saudit e ka konsideruar “antitezë të drejtësisë”.

    KEDS njofton për punime në rrjet, në këto komuna do ketë ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Kandidati për president i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pritet të bëjë fushatë në shtetin e Miçiganit përgjatë kësaj jave. Siç njofton...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Turizmi malor dhe investimet për rigjallërimin e tij vijojnë të mbeten një prioritet, tashmë i përforcuar me një paketë të re të...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Lideri i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, thotë se VMRO-DPMNE po vazhdon polarizimin me BDI-në dhe kjo është lojë bajate. “Na vjen keq...
    Të tjera
    Lajme30 Prill 2024
    Në nderim të jetës, veprës dhe kontributit për shtetin e Kosovës, sot u mbajt Akademi Përkujtimore për veprimtarin dhe ish-deputetit e Kuvendit të...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Për deklaratën e kandidates për presidente nga radhët e VMRO-DPMNE se do të ketë tribunal ndërkombëtar për luftën e 2001, Lideri i...
    Lajme30 Prill 2024
    Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (MCC) lansuan programin...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Qeveria ukrainase ka rritur shpenzimet e saj për dronët, duke shtuar 392 milionë dollarë për këto armë, tha kryeministri Denys Shmyhal. “Me...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Shefi i zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar ndaj një deklarate të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit,...
    Lajme30 Prill 2024
    Policia e Kosovës njofton se në bashkëpunim me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Programin Ndërkombëtar të Asistencës në Trajnim për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.