×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Biden dhe Trump fushatë në shtetin e Miçiganit

    FrontOnline
    30 Prill 2024

    Kandidati për president i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pritet të bëjë fushatë në shtetin e Miçiganit përgjatë kësaj jave.

    Siç njofton korrespodenti i Zërit të Amerikës, Scott Stearns, Miçigani është një nga pak shtetet që mund të ketë rol vendimtar në rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të muajit nëntor.

    Votuesit në Miçigan zgjodhën Donald Trump-in në 2016, por Joe Bidenin në 2020. Është një shtet ku ekipet elektorale të të dy kandidatëve besojnë se mund të sigurojnë fitore në nëntor.

    Pjesë e synimeve të Trump-it në Miçigan është të sigurojë votat e punëtorëve të industrisë së automobilave, të cilëve sipas tij, po u rrezikohen vendet e punës për shkak të politikave të administratës Biden për energjinë e rinovueshme, përfshirë subvencionimet për blerjen e makinave elektrike.

    Ky është mesazhi që ai pritet të përcjellë në tubimin e së mërkurës në qendër të Miçiganit.

    “Do të qëndrojmë në Miçigan, një shtet që është shkatërruar për shkak të industrisë së automjeteve. Nuk do ketë më vende punë në Miçigan. Nuk do ketë më asnjë vend pune në industrinë e automjeteve. Sepse po përfitojnë vende të tjera, këto vende pune po hapen në Kinë dhe në shtete të tjera, për shkak të politikave qesharake për prodhimin e makinave elektrike”, u shpreh Donald Trumpi, kandidati republikan për President.

    Sindikata kryesore që përfaqëson punonjësit e industrisë së automobilave në Miçigan ka mbështetur Biden-in përballë Trump-it.

    Paul Torrente është një nga përfaqësuesit e sindikatës.

    “Donald Trumpi ka mbështetjen e korporatave në Miçigan, pikërisht të atyre që kufizojnë të drejtat e punëtorëve. Pra, kur ai thotë se ka mbështetjen e Miçiganit, në fakt ai nuk ka përkrahjen e punëtorëve në Miçigan, vetëm 1 për qind e mbështet atë”, tha ai.

    Këtë mesazh po përdor presidenti Biden për të ruajtur votat e familjeve të punonjësve të sindikatave, që sipas një ankete të rrjetit NBC News, vazhdojnë ta preferojnë atë përballë kundërkandidatit Trump, por me një diferencë më të ngushtë se 4 vjet më parë.

    “Vizioni i Donald Trump-it për Amerikën është hakmarrja dhe ndëshkimi. Një ish-president që u mund në zgjedhje dhe e shikon botën nga Mar-a-Lago, që i përulet miliarderëve dhe përçmon punonjësit e sindikatave. Jo vetëm nuk na mbështet, por ai na përbuz”, tha presidenti Biden.

    Një disavantazh për presidentin Biden në Miçigan, mund të jenë votuesit tradicionalisht demokratë që kundërshtojnë mbështetjen që Presidenti i ka dhënë ndaj Izraelit për luftën në Gazë.

    “Mendoj se ai po e bën qëllimisht, po ndjek një politikë që është jo vetëm çnjerëzore dhe e neveritshme për të gjithë ata që shpresonin për diçka ndryshe, por që do ketë pasoja në nëntor 2024”, thotë Omar Suleiman, imam në Qendrën Islamike në Detroit.

    Në qytetin Adams, në Miçigan, votuesit besojnë se presidenti Biden nuk e ka trajtuar siç duhet çështjen e emigracionit të paligjshëm dhe e ka humbur kontrollin mbi kufijtë, thotë zyrtari i bashkisë së qytetit, Randy Johnson.

    “Shikoni se sa njerëz dhe nuk e po e them me të keq, por shikoni sa njerëz kanë ardhur. Shikoni se sa njerëz kanë ardhur, që nuk e dinim. Shihni se njerëz të këqij kanë hyrë. Muri i Trump-it në kufi do të kishte penguar që kjo të ndodhte”, thotë ai.

    Trump thotë se votuesit në Miçigan janë lodhur nga Biden-i.

    “Këtë nëntor, shteti i madh i Miçiganit do t’i thotë Joe Biden-it se është i pushuar nga puna dhe duhet të largohet”, tha Trump.

    Presidenti Biden beson se mbështetja e tij e fortë që gëzon tek puonjësit e sindikatave do ta ndihmojë atë të rizgjidhet.

    “Jeni më të mirët në botë. Më mbështetët në 2020. Falë jush, jam sot President i Shteteve të Bashkuara. Falë jush. Ky është fakt. Dhe falë jush, do e bëjmë përsëri humbës Donald Trumpin në 2024”, tha Biden.

    Një anketë e rrjetit CBS News tek votuesit në Miçigan në fundjavën e kaluar tregoi se Biden kishte një epërsi të ngushtë ndaj Trump-it, ndërsa thuajse 2/3 e zgjedhësve thanë se vota për Presidentin këtë vit ka më tepër rëndësi nga sa kishte 4 vjet më parë./VOA

     

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni21 Maj 2024
    Dy persona janë arrestuar për vrasjen e një 25-vjeçari shqiptar në Athinë, ngjarje që ka ndodhur në vitin 2008. Strukturat Hetimore të...
    Bota/Rajoni21 Maj 2024
    Çifti i së njëjtës gjini, Edlira dhe Alba të cilat kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë dhe u veshën me fustane të...
    Bota/Rajoni21 Maj 2024
    Gjermania planifikon të rrisë ndihmën ushtarake për Ukrainën me 3.8 miliardë euro të tjera këtë vit. Kështu tha një burim për Reuters...
    Të tjera
    Lajme21 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar e nderuar dëshmorët e martirët e rënë me 21 maj...
    Lajme21 Maj 2024
    Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) njofton se ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme me dyer të mbyllura, në të cilën ka vendosur për...
    Lajme21 Maj 2024
    Kryetari i Lëvizjes Qytetare në Serbi, “Odgovor”, Boban Bogdanoviq, ka nisur një fushatë për krimet e kryera të Serbisë ndaj popullsisë civile...
    Bota/Rajoni21 Maj 2024
    Emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar, i cili është në ditët e fundit të tij në këtë pozitë deri në...
    Lajme21 Maj 2024
    Drejtori i Zyrës serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, ka takuar ambasadorin e Spanjës në Serbi, Juan Jose Sans Aparicio. Petkoviq e njoftoi...
    Bota/Rajoni21 Maj 2024
    Më shumë se 14.000 persona janë zhvendosur ditëve të fundit nga rajoni lindor ukrainas i Harkivit, ku Rusia më 10 maj nisi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.