×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​BE ultimatum vendeve anëtare për politikat kufitare: Zbusni menjëherë kufizimet

    FrontOnline
    23 Shkurt 2021

    Ekzekutivi i Bashkimit Europian u ka shkruar gjashtë vendeve anëtare duke u kërkuar të zbusin menjëherë kufizimet e njëanshme kufitare, që kanë vendosur për të luftuar Covid-19.

    Brukseli thotë se nevojitet një qasje më e lehtë për lëvizjen e mallrave dhe njerëzve brenda bllokut. Marrë shkas nga konstatimi, Komisioni Europian u ka dhënë afat 10 ditë Belgjikës, Danimarkës, Finlandës, Gjermanisë, Hungarisë dhe Suedisë, që të justifikojnë kufizimet.

    Zyrtarët në Bruksel thanë se këto shtete kanë shkuar shumë larg me masat e vendosura, dhe theksuan nevojën e lëvizjes së lirë dhe shmangien e rregullave diskriminuese, raporton A2.

    “Komisioni Europian ishte shumë i qartë, pa qasje të koordinuar mes 27 vendeve anëtare, ne rrezikojmë përçarjen dhe probleme në lëvizjen e lirë dhe në zinxhirët e furnizimit, diçka të cilën e dëshmuam sërish javëve të kaluara”, deklaroi zëdhënësi i Komisionit Europian, Christian Wigand.

    Gjermania e mbrojti vendimin e saj për të ashpërsuar kontrollet kufitare me Republikën Çeke dhe Austrinë duke thënë se është e përkohshme dhe se është në shërbim të mbrojtjes së qytetarëve të saj. Ministri për Europën, Michael Roth, tha se është në kontakt të afërt me autoritetet franceze që të koordinojnë kufizimet kufitare për të frenuar përhapjen e varianteve të reja të Covid-19.

    8 Marsi në Park Hotel & Spa – Që t’i të ndjehesh si Mbretëreshë ….
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Biznesmeni i akuzuar Dushko Knezheviq, është ekstraduar në Mal të Zi nga Britania e Madhe më 30 prill, njoftoi Administrata e Policisë...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Rebelët Huthi të Jemenit thanë se sulmuan me një dron anijen transportuese MSC Orion në Oqeanin Indian, si pjesë e fushatës së...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Aleksandër Vulin, i sanksionuari i SHBA-ve nga viti i kaluar, pritet të jetë numri dy i Qeverisë së Serbisë, raportojnë mediet serbe,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Aleksandër Vulin, i sanksionuari i SHBA-ve nga viti i kaluar, pritet të jetë numri dy i Qeverisë së Serbisë, raportojnë mediet serbe,...
    Lajme30 Prill 2024
    Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka listuar një sërë gjërash me anë të së cilave thotë Serbia e ka shkelur...
    Lajme30 Prill 2024
    Rrustem Llapi, 52 vjeçar nga Podujeva është lënë në arrest sipas një vendimi në Dyseldorf, pasi mbi të rëndon vepra e vrasjes...
    Lajme30 Prill 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar Betejën e Qafë Mullarit dhe heroin e kombit, Ilaz Kodra....
    Lajme30 Prill 2024
    Gazetari i FAZ, Michael Martens dhe Gerald Knaus nga “ESI” i janë kundërpërgjigjur presidentit serb, Aleksander Vuçiq, pasi ky i fundit i...
    Kronika30 Prill 2024
    Policia e Komunikacionit Rrugor në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj ka ndaluar shoferin me inicialet S.M i moshës 26 vjeçar, i cili...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.