×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Pse Britania e Madhe po infekton vullnetarë me koronavirus?

    FrontOnline
    19 Shkurt 2021

    Në një studim duhet të sqarohet sasia e koronavirusut, e nevojshme që virusi të të ngjitet. Rezultatet duhet të ndihmojnë në zhvillimin e medikamenteve.

    Për ta kuptuar më mirë koronavirusin, Britania e Madhe do të infektojë qëllimisht me patogjenin njerëz pjesëmarrës në test. Kërkohen deri në 90 vullnetarë midis moshës 18 dhe 30 vjeç, sipas Ministrisë së Punëve Ekonomike në Londër. Ata do të ekspozohen ndaj virusit në një “mjedis të sigurt dhe të kontrolluar”. Projekti është planifikuar të fillojë në javët e ardhshme dhe subjektet nuk do të vaksinohen paraprakisht.

    Ndër të tjera, autoritetet duan të zbulojnë se si reagon sistemi i imunitetit ndaj virusit, sa e madhe duhet të jetë ngarkesa virale për një infektim dhe si i lëshojnë në mjedis grimcat e virusit të infektuarit. Studimi pritet gjithashtu të luajë një rol qendror në zhvillimin e vaksinave dhe medikamenteve kundër COVID-19. Qeveria po e financon këtë studim të parë në të gjithë botën me ekuivalentin e 38.6 milionë eurove.

    Përdoret patogjeni i Coronas, i cili është në qarkullim në Britaninë e Madhe që nga marsi i vitit 2020, dhe jo varianti B.1.1.7 shumë më ngjitës, i cili u shfaq për herë të parë në vjeshtë në Anglinë juglindore. Studimin e drejtojnë shkencëtarët e Kolegjit Imperial të Londrës në bashkëpunim me Royal Free Hospital të Londrës.

    Në Gjermani i quajnë joetike provat dhe ka rezerva mjekësore

    Në një studim pasues, subjektet e testit do të vaksinohen me një agjent të ri aktiv dhe më pas do të ekspozohen ndaj virusit. Në këtë mënyrë duhet të përcaktohen vaksinat më efektive, siç shpjegoi Chris Chiu nga Imperial College. Britania e Madhe është një nga vendet më të goditura nga pandemia, me më shumë se 118.000 vdekje nga koronavirusi. Në të njëjtën kohë, ishte vendi i parë perëndimor që filloi një fushatë të vaksinimit kundër koronavirusit.

    Në Gjermani, studimet “Sfida Njerëzore” për voronavirusin konsiderohen të pamundura. Shoqata e Kompanive Farmaceutike që zhvillojnë kërkime (vfa) i hodhi poshtë në vjeshtë teste të tilla si jo etike. Ekzistojnë gjithashtu rezerva mjekësore: “Studimet e sfidave mund të tregojnë një pamje të falsifikuar, pasi rezultatet që mblidhen vetëm te njerëz të rinj, të shëndetshëm nuk mund të transferohen tek të moshuarit dhe te të sëmurët kronikë. Por këto grupe njerëzish kërcënohen më shumë nga COVID-19 “, thekson shoqata në faqen e saj të internetit.

    Infektimet e shkaktuara artificialisht nuk korrespondojnë me infektimet reale në jetën e përditshme./DW/

    Banori/banorja i/e dhjetë: Jeta të ofron njerëz të këqij, por unë ua gjej vendin
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka thënë se ëndrra e tij është që shqiptarët të jetojnë në një shtet të...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Bashkia e Tiranës dhe Ambasada franceze në Shqipëri kanë nënshkruar marrëveshje në fushën e industrive kreative. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Ministri i Brendshëm Taulant Balla tha sot nga Korça, se Policia e Shtetit i ka gati masat për përballimin e fluksit në...
    Të tjera
    Lajme27 Prill 2024
    Rreth 40 mijë përdorues të drogës konsiderohet se janë në Kosovë, prej tyre afër 10 mijë janë në kategorinë e përdoruesve problematikë....
    Lajme27 Prill 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, thotë se stërvitje të Serbisë afër kufirit ka pasur edhe në të kaluarën por...
    Lajme27 Prill 2024
    Stërvitja e ushtrisë serbe pranë kufirit të Kosovës, po shihet me shqetësim të madh nga mazhoranca e partitë opozitare. Nga mazhoranca thonë...
    Lajme27 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë e ka konfirmuar aktakuzën ndaj ish-kryeshefit të Telekomit, Agron Mustafa për rastin “PAYKOS”, e që dëmi i pretenduar...
    Lajme27 Prill 2024
    Një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës se një burrë ka dalë nga shtëpia në Prishtinë dhe nuk dihet për vendndodhjen...
    Lajme27 Prill 2024
    Ariana Musliu – Shoshi, anëtare e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, nga radhët e PDK-së tha për FrontOnline se  kërkesën...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.