×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot bëhen 14 vjet nga protesta e përgjakshme e 10 shkurtit

    FrontOnline
    10 Shkurt 2021

    Dy aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Xheladini dhe Mon Balaj, derisa protestonin kundër negociatave të Kosovës me Serbinë dhe Pakos së Ahtisaarit, u vranë më 10 shkurt nga Policia rumune e UNMIK-ut, 14 vjet më parë.

    Derisa mijëra protestues kundërshtonin pakon e Ahtisaarit, protesta eskaloi në momentin që u hoqën rrethojat e vendosura në mes të sheshit. Ishte policia e rumune e UNMIK-ut, ajo që reagoi në mënyrë të dhunshme me ç’rast janë përdorur edhe armë vdekjeprurëse.

    Përveç vrasjes së dy aktivistëve, kishte edhe shumë të plagosur. Ndërkohë, lotsjellësi që është përdorur nuk ishte parë asnjëherë më herët, por as deri më sot. Madje, erërat e lotsjellësit nuk u hoqën pesë ditë nëpër sheshet e Prishtinës.

    KMDLNj ka kërkuar drejtësi për viktimat e 10 shkurtit, si dhe ka kërkuar që viktimat e Arben Xheladini dhe Mon Balaj të pranohen si viktima politike, të rehabilitohen dhe ta fitojnë statusin e merituar, ndërsa, familjet e tyre të fitojnë të drejtën që e gëzojnë familjet e viktimave civile të luftës.

    KMDLNj ka reaguar edhe për të plagosurit e kësaj proteste, duke thënë se duhet të kompensohen moralisht dhe materialisht, në përputhje me ligjin./FrontOnline/

    Big Brother VIP Albania në NimiTV
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Ish-deputetja e PDK’së, Xhevahire Izmaku sot zyrtarizoi aderimin në Nismën e Fatmir Limajt. Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se...
    Lajme04 Maj 2024
    Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, i cili e mori besimin vetëm pak ditë më parë, ka lëshuar një kërcënim ndaj Kosovës. Në...
    Lajme04 Maj 2024
    Dje në një hotel të Prizrenit ka vdekur një turist i moshës 70 vjeçare me kombësi boshnjake. Rastin për FrontOnline e ka konfirmuar...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Analisti Halil Matoshi ka kritikuar ashpër deputetin e Vetëvendosjes Dimal Bashën pas sulmit verbal që ia bëri mbrëmë gazetares së RTK-së Blerta...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti gjermani Parlamentit Evropian, Reinhard Butikofer i ka reaguar ashpër Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borell, pasi ky i fundit ka...
    Ekonomi04 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka treguar se përmendja e luftës mund të sjell pasoja për vendin në aspektin...
    Lajme04 Maj 2024
    Protestës së fundit të punëtorëve të organizuar më 1 Maj nuk iu bashkëngjitën, ndonëse pakënaqësitë me paga i kanë të vazhdueshme. Kërkesat...
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka thënë se nuk ka hatërmbetje me kryeministrin Albin Kurti. Thaçi tha se e dinte...
    Lajme04 Maj 2024
    TikTok-u është njëri nga rrjetet sociale më të përdorura në gjithë botën dhe përjashtim nuk bën as Kosova. Përdoruesit e kësaj platforme...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.