×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri i Serbisë, Vuçeviq: Ushtria jonë është mjaft e fortë për të zmbrapsur çdo përpjekje të Kurtit për pogrom

    FrontOnline
    04 Maj 2024

    Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, i cili e mori besimin vetëm pak ditë më parë, ka lëshuar një kërcënim ndaj Kosovës.

    Në një intervistë dhënë medias pro-qeveritare serbe “Novosti”, ai ka thënë se Serbia ka ushtrinë më të fortë në rajon, të gatshme për t’iu kundërpërgjigjur “çdo përpjekje të Kurtit për të nxitur ndonjë pogrom të ri”.

    “Ne jemi të vendosur të ruajmë paqen. Stabiliteti dhe paqja janë të nevojshme për ne, sepse janë parakusht për mirëqenien kombëtare. Sot, ushtria jonë është e fuqishme, më e forta në rajon dhe është mjaft e fortë për të zmbrapsur çdo agresor të mundshëm dhe çdo përpjekje të Kurtit për të shkaktuar një pogrom të ri të marsit apo ‘Stuhi’”, ka thënë Vuçeviq në këtë intervistë.

    Duke u ndalur te Kosova, ai tha se Serbia nuk do të heqë dorë kurrë nga “lufta për sovranitetin dhe integritetin tonë”.

    “Serbia, e drejtuar nga SNS, kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e shpallur njëanshëm të së ashtuquajturës Kosovë, dhe jam i sigurt se as përpjekja e tyre për të hyrë në Kombet e Bashkuara nuk do të jetë e suksesshme. Lufta nuk është e barabartë, por në fund – ne do të fitojmë”, tha kryeministri serb, Millosh Vuçeviq.

    Artmotion dhe DigitAlb arrijnë marrëveshje të re bashkëpunimi pesëvjeçar
    Nga Rubrika
    Lajme18 Maj 2024
    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka bërë sot homazhe te varri i ish-deputetit të partisë së tij, Agim Kikaj. Bashkë me Hotin...
    Lajme18 Maj 2024
    Ish-kreydiplomatja kosovare, Meliza-Haradinaj Stublla, ka thënë se dështimi i parë për anëtarësim në Këshill të Evropës vjen edhe si rezultat i koordinimit...
    Lajme18 Maj 2024
    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier, ka takuar sot personelin amerikan të dislokuar me Komandën Rajonale në Lindje...
    Të tjera
    Lajme18 Maj 2024
    Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka thënë për Ekonomia Online se nuk janë të interesuar dhe nuk kanë as vullnet që...
    Lajme18 Maj 2024
    19 aksidente trafiku me të lënduar dhe 33 tjera me dëme materiale janë raportuar brenda 24 orëve. Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar...
    Lajme18 Maj 2024
    Në rrugën Klinë-Gjakovë është shembur dheu, mëngjesin e sotëm. Mediat lokale kanë publikuar pamje, ku shihet se si është shkatërruar rruga dhe...
    Lajme18 Maj 2024
    Deputeti i Pavarur në Kuvendin e Kosovës dhe ish-zëvendës i kryeministrit Albin Kurti, Haki Abazi, për FrontOnline thotë se ministrja Donika Gërvalla...
    Vip18 Maj 2024
    Familja Salihu mbrëmë kishin festë. Kjo sepse Engji po i jep fund beqarisë. Në media po flitet se ajo po fejohet me...
    Lajme18 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka raportuar se një burrë ka vdekur në Prizren, si pasojë e kontaktit me rrymën. Në raportit 24 orësh,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.