×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-kryediplomatja kosovare: Pa këto dy elemente, humbjet e Kosovës do të vazhdojnë dhe Serbia do të fitojë

    FrontOnline
    18 Maj 2024

    Ish-kreydiplomatja kosovare, Meliza-Haradinaj Stublla, ka thënë se dështimi i parë për anëtarësim në Këshill të Evropës vjen edhe si rezultat i koordinimit të dobët diplomatik të Qeverisë Kurti me aleatët.

    Ish-ministrja e Jashtme ka thënë se kohët kanë ndryshuar dhe se sot Kosova si një shtet serioz që i takon paktit dhe rendit demokratik perëndimor ka edhe obligimet e veta.

    Ajo tutje shton se Kosova duhet të ruaj raportet me aleatët dhe të ketë unitet të brendshëm politik. Sipas saj, pa këto, Kosova do të ketë beteja të tjera të humbura dhe Serbia do të marrë fitore.

    Reagimi i plotë:

    Humbja e betejës së parë për anëtarësim në Këshillin e Evropës vjen edhe si rezultat i komunikimit (e koordinimit) të dobët diplomatik të kësaj qeverie me aleatët. Por nuk duhet të harrojmë se Kosova e humbi betejën në UNESCO 2015 dhe në INTERPOL 2018 edhe në kohën kur koordinimi me aleatët ishte maksimal dhe bashkëpunimi diplomatik ishte i ngushtë.

    Pra duhet të fillojmë t’a kuptojmë se sot nuk jemi në vitin 1999 e as 2008 kur fituam luftën dhe shtetin, kur kishim gjithë botën demokratike në anën tonë sepse ishim viktima të gjenocidit serb, dhe ishte peisazh tërësisht i ndryshëm gjeopolitik nga siç e kemi sot.

    Sot në vitin 2024, nuk jemi viktima por jemi shtet që i takojmë paktit perëndimor e demokratik, dhe duke i takuar këtij pakti – sot ne rrethana të rënduara gjeopolitike – kemi edhe obligime. E minimalja e obligimit tonë është mirëmbajtja e aleancave strategjike, ruajtja e komunikimit diplomatik brenda binarëve institucional edhe kur nuk pajtohemi me aleatët, dhe më e rëndësishmja: UNITETI NDËRPARTIAK në raport me Serbinë.

    Pa këto, humbjet ndërkombëtare të Kosovës do të thellohen, dhe fitoret e Serbisë do të fuqizohen./Front Online/

    Më mirë në Kosovë se në Gjermani
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.