×
  • Lajme
  • Lajme

    Matoshi për Dimal Bashen e VV-së: Një fashist i vocerr i pushtetit

    FrontOnline
    04 Maj 2024

    Analisti Halil Matoshi ka kritikuar ashpër deputetin e Vetëvendosjes Dimal Bashën pas sulmit verbal që ia bëri mbrëmë gazetares së RTK-së Blerta Foniqi-Kabashi.

    Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Matoshti e quajti “rrugaç” Dimal Bashën.

    “Sulmet verbale p’ej rrugaçi ndaj saj paraqesin dhunë enocionale, intimidim dhe mendësi fashiste, që shqiptarët kosovarë e kanë përjetu jo fort moti!?
    Heshtja mbytëse e politikanëve e sidomos e grave gazetare në RTK, dëshmon karakterin frikësues të regjimit!”, ka shkruar ai ndër të tjera

    Postimi i tij i plotë:

    Nji fashist i vocerr i pushtetit në studio të RTK!

    1.
    Blerta Foniqi-Kabashi âsht njâna ndër gazetaret ma objektive dhe e besueshme që njoh.
    E njoh qe kur ka nisë me shkru në gazetë, me 16-vjet!
    Dimal Basha (deputet i pushtetit) nuk di me shkru drejt as sot e kësaj dite!?

    2.
    Sulmet verbale p’ej rrugaçi ndaj saj paraqesin dhunë enocionale, intimidim dhe mendësi fashiste, që shqiptarët kosovarë e kanë përjetu jo fort moti!?
    Heshtja mbytëse e politikanëve e sidomos e grave gazetare në RTK, dëshmon karakterin frikësues të regjimit!

    3.
    Drejtori i RTKsë Rilind Gërvalla (i përfshimë dhe vet në raportin e RSF si militant i partisë në pushtet) bâni mirë që u ngritë mi egon tue kriju nji distancë me pushtetin, por ai nuk pati kurajë me e marrë në mbrojtje gazetaren e mediumit ku âsht drejtor.
    Përdorimi si mbulesë e balans i stisun i nji statusi të tij ma të hershëm kundër nji deputeti të opozitës, për me e paketu reagimin e tij, shpërfaqte frikën e tij p’ej milicisë së moralit të partisë në pushtet!?

    4.
    Heshtja e Presidentes Vjosa Osmani dëshmon sy bote se ajo me burrin e saj kanë ndiku direkt që raportet e DASh, Freedom House dhe REPORTERS SANS FRONTIERES të jenë negative për Kosovën.
    Ky pushtet, po e njollos shtetin në majat e të cilit âsht ngjitë, tue u sjellë papërgjegjshëm, pa Raison d’Etat, me mujshi e egërsi ndaj nji anmiku të fabrikuem, të brendshëm!?

    P.S.
    Kur shkrujta dje për tre goditje qe i mori Kosova në imazh, si pasojë e abuzimit të pushtetit, diturakë që besojnë në ndryshimin e realitetit përmes popullizmit dhe nacionalizmit ekstrem etnik, kërkojshin të studjoheshin indkatorët dhe të nxirreshin mësime të dobishme për shtetin!?
    Lekcioni i parë: Ndaleni këtë mendësi fashiste të ndjekjes së anmikut të brendshëm.
    Ai âsht në kokat e pushtetit, përjashtë nuk ekziston!?

    Ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme18 Maj 2024
    Analisti politik, Halil Matoshi, për FrontOnline thotë se letra e shefes së diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla dërguar në KiE është një manovër...
    Lajme18 Maj 2024
    Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka thënë për Ekonomia Online se nuk janë të interesuar dhe nuk kanë as vullnet që...
    Lajme18 Maj 2024
    19 aksidente trafiku me të lënduar dhe 33 tjera me dëme materiale janë raportuar brenda 24 orëve. Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar...
    Të tjera
    Lajme18 Maj 2024
    Kosova jashtë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, deputeti Rexhaj e quan “konsensus i dhimbshëm” dhënien e tokave të Manastirit të Deçanit Mos...
    Lajme18 Maj 2024
    Një person në Raskovë të Obiliqit është arrestuar pasi i njëjti ka penguar zyrtarët policor gjatë tentimit për ta arrestuar. Siç bëhet...
    Lajme18 Maj 2024
    Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla, gjatë ditës së djeshme ‘’guxoj’’ të dërgonte një letër tek Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit...
    Lajme18 Maj 2024
    Në 11 komuna të Kosovës është shtyrë afati i regjistrimit të popullsisë me kërkesë të tyre. Qeveria e Republikës së Kosovës ka...
    Lajme18 Maj 2024
    Misioni paqëruajtës i NATO-s në Kosovë, ka bërë të ditur se pas një kërkese të Policisë së Kosovës, njesia finlandeze e KFOR-it...
    Lajme18 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka uruar kryeministrin kroat Andrej Plenkoviq i cili fitoi edhe një mandat tjetër. Me anë të një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.