×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Punonin në një fermë kanabisi, arrestohen tre shqiptarë në Angli

    FrontOnline
    02 Shkurt 2021

    Tre shqiptarë që ishin rekrutuar nga një bandë droge për të punuar në një fermë kanabisi me bimë me vlerë 500 mijë stërlina janë arrestuar në Angli.

    Ismail Çeliku, Fatjon Plaku dhe Joni Stani të gjithë hynë ilegalisht me kamionë në Mbretërinë e Bashkuar me premtimin për të punuar si kopshtarë.

    Por ëndrra mbaroi kur ata u kërcënuan nga bashkatdhetarët dhe u detyruan të punonin në një ish-dyqan të mjeteve të peshkimit në Sheffield që ishte shndërruar në një fabrikë kultivimi të kanabisit.Çeliku 26-vjeç, Plaku 27-vjeç dhe Stani 36-vjeç, u kapën të gjithë kur oficerët e policisë bastisën objektin në Rrugën Stoke.

    Prokurori James Baird i tha Gjykatës së Sheffield Crown se secili po paguhej nga 150 stërlina deri në 200 stërlina në javë.

    Sipas një eksperti, ferma e kanabisit ishte krijuar për të maksimizuar fitimet me bimë të reja të gatshme për të zëvendësuar ato që ishin kultivuar.Më shumë se 1,270 bimë me një vlerë midis 144 mijë stërlina dhe 535 mijë stërlina u gjetën në ndërtesë. /TCH/

    Prince Caffe shpërblen për festa Fitoren me veturë Fiat 500
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Të paktën 14 njerëz kanë vdekur, pasi përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut goditën ishullin Sulawesi të Indonezisë, me një popullsi...
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Fronti Evropian e ka bërë të qartë edhe njëherë se për ta është e papranueshme Qeveria e cila nuk do të përfshijë...
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    405 apartamente iu dhanë banorëve të Vlorës, të cilëve shtëpitë e tyre iu ishin shkatërruar nga tërmeti fatkeq. Çelësat ua dorëzoi kryeministri...
    Të tjera
    Sport04 Maj 2024
    Boksieri i njohur kosovar, Robin Krasniqi sonte do të rikthehet në ring. Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva në “vor...
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Dy persona janë arrestuar në Tiranë, për kontrabandë. Policia thotë se të arrestuarit dyshohen se tregtonin mallra kontrabandë pa pullë fiskale nga...
    Lajme04 Maj 2024
    Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt i ka arrestuar katër persona me shtetësi maqedonase, ku tre prej tyre ishin të kërkuar...
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Ministria e Brendshme e Rusisë e ka vendosur emrin e presidentit ukrainas, Volodmyr Zelensky, në listën e personave të kërkuar dhe është...
    Lajme04 Maj 2024
    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka thënë në linjë me konkluzionet e nxjerra me datën 12 dhjetor 2023, Këshilli Evropian do...
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e zbulimit të monumentit të heroit kombëtar, Gjergj...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.