×
  • Lajme
  • Lajme

    Ferizaj: Arrestohen katër shtetas të RMV-së, tre për gjuajtje me armë e një me urdhërarrest ndërkombëtar

    FrontOnline
    04 Maj 2024

    Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt i ka arrestuar katër persona me shtetësi maqedonase, ku tre prej tyre ishin të kërkuar për “vrasje e mbetur në tentativë dhe pjesëmarrje në rrahje”, dhe një tjetër i cili ishte i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar.

    Sipas policisë, tre personat e parë ishin të përfshirë në një rrahje të ndodhur më 17 tetor të vitit të kaluar në Ferizaj, ku kishte edhe të shtëna me armë zjarri.

    “Me datën 03.05.2024 rreth orës 23:43 ekipe të policisë së Njësisë së Reagimit të Shpejtë (NJRSH) dhe të Njësisë së Narkotikëve në rrugën ” Astrit Bytyqi” në Ferizaj kanë ndaluar një veturë Audi me targa të Maqedonisë së Veriut”.

    “Gjatë legjitimit të personave dhe kontrollimit të veturës janë gjetur tri armë zjarri ( pistoleta) dhe sasi e municionit. Ndërsa katër persona janë shoqëruar në stacionin e policisë, konkretisht në Sektorin Rajonal të Hetimeve me dyshimin si persona të kërkuar, të përfshirë në raste kriminale, ndërsa tre nga ta kanë prezantuar dokumente identifikimi të rrejshme”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Klankosova.tv.

    Më tej, policia bëri të ditur se gjatë verifikimit të personave, të cilët të gjithë janë me shtetësi maqedonase, të njëjtit kanë rezultuar se ishin të kërkuar për rastin në Ferizaj i cili kishte ndodhur më 10 tetor 2023.

    “Të dyshuarit pas intervistimit nga hetuesit rajonal, me vendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore  dhe procedura tjera për ekstradimin e personit të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar”, thuhet në njoftim

    Edoni i shokuar teksa Lugati i tregon diçka për Artanin
    Nga Rubrika
    Lajme18 Maj 2024
    Sot në mëngjes u kuptua se është shembur një pjesë e rrugës që shkon nga Klina në Gjakovë. Në lidhje me këtë...
    Lajme18 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar sot se ka zhvilluar një bashkëbisedim me ish-sekretaren amerikane, Hillary Clinton, për ekonomitë e zhvilluara...
    Lajme18 Maj 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se është bërë një tjetër ndërprerje ndaj punimeve ilegale nga Inspektorati i Kryeqytetit. Rama me...
    Të tjera
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Aeroporti i Mynihut në Gjermani është mbyllur, sepse disa aktivistë për mbrojtjen e klimës kanë hyrë në psitën e tij. Siç raporton...
    Lajme18 Maj 2024
    Rezultati i mbledhjes së djeshme në Këshillin e Evropës, çështjet bilaterale dhe rajonale si dhe projektet e përbashkëta ishin temë e diskutimit...
    Lajme18 Maj 2024
    Deputeti i Listës Guxo që është në koalicion me Vetëvendosjen, Ekrem Mustafa, thotë se nuk ka përqarje të raporteve mes Presidentes Vjosa...
    Lajme18 Maj 2024
    Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci, për FrontOnline thotë se nuk duhet pritur askush të ketë krisje të raporteve politike mes Presidentes...
    Lajme18 Maj 2024
    Kosova jashtë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, deputeti Rexhaj e quan “konsensus i dhimbshëm” dhënien e tokave të Manastirit të Deçanit Mos...
    Lajme18 Maj 2024
    Një person në Raskovë të Obiliqit është arrestuar pasi i njëjti ka penguar zyrtarët policor gjatë tentimit për ta arrestuar. Siç bëhet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.