×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Senati do të pranojë zyrtarisht padinë kundër Trumpit

    FrontOnline
    25 Janar 2021

    Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara do të nisin ceremoninë e bartjes fizike të padisë ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump në ambientet e Senatit.Trump është akuzuar për “nxitje të kryengritjes”, lidhur me sulmin në Kongres më 6 janar nga mbështetës të Trumpit.

    Demokratët do të tentojnë të bindin sa më shumë republikanë që të dënojnë Trumpin dhe më pas të votojnë ndaras për t’ia ndaluar atij garën për president në të ardhmen.

    Dhoma e Përfaqësuesve ka votuar për të paditur Trumpin më 13 janar.
    Të paktën 17 senatorë republikanë do të duhet t’iu bashkohen demokratëve në mënyrë që të dënojnë Trumpin, ndonëse një gjë e tillë ka pak mundësi të ndodhë.Trump është presidenti i parë amerikan që paditet për herë të dytë dhe i pari që përballet me gjyq pasi është larguar nga zyra.

    Dhuna në Kongres ka shpërthyer pasi Trump ka pretenduar në disa raste – ndonëse pa ofruar të dhëna – se ai në fakt ka fituar zgjedhjet e 3 nëntorit dhe se procesi ka qenë “i manipuluar”.Në orët e para të 6 janarit, mijëra mbështetës të Trumpit kanë dëgjuar thirrjen e tij për të luftuar ashpër për të mbrojtur shtetin.Si pasojë e përleshjeve në Kongres kanë mbetur të vdekur pesë persona./rel/

    30% më shumë kilometra në Petrol Company nuk janë teori e thatë, por rezultate të prekshme, me çmime me të…
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Të paktën 14 njerëz kanë vdekur, pasi përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut goditën ishullin Sulawesi të Indonezisë, me një popullsi...
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Fronti Evropian e ka bërë të qartë edhe njëherë se për ta është e papranueshme Qeveria e cila nuk do të përfshijë...
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    405 apartamente iu dhanë banorëve të Vlorës, të cilëve shtëpitë e tyre iu ishin shkatërruar nga tërmeti fatkeq. Çelësat ua dorëzoi kryeministri...
    Të tjera
    Sport04 Maj 2024
    Boksieri i njohur kosovar, Robin Krasniqi sonte do të rikthehet në ring. Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva në “vor...
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Dy persona janë arrestuar në Tiranë, për kontrabandë. Policia thotë se të arrestuarit dyshohen se tregtonin mallra kontrabandë pa pullë fiskale nga...
    Lajme04 Maj 2024
    Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt i ka arrestuar katër persona me shtetësi maqedonase, ku tre prej tyre ishin të kërkuar...
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Ministria e Brendshme e Rusisë e ka vendosur emrin e presidentit ukrainas, Volodmyr Zelensky, në listën e personave të kërkuar dhe është...
    Lajme04 Maj 2024
    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka thënë në linjë me konkluzionet e nxjerra me datën 12 dhjetor 2023, Këshilli Evropian do...
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e zbulimit të monumentit të heroit kombëtar, Gjergj...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.