×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Të paktën shtatë viktima për tri ditë në zonat e skijimit në Zvicër

    FrontOnline
    22 Janar 2021

    Më 18 janar, rreth orës 10 të mëngjesit, 10 persona ishin zënë nga një ortek në Verbier të Zvicrës.

    Sipas medieve të huaja, të dhjetë personat të cilët kishin veshur detektorë ortekësh u gjetën, mirëpo një shtetas britanik 38 vjeçar dhe njëherësh banor i Verbier ndërroi jetë, dhe një tjetër u dërgua me urgjencë në spital me një helikopter.

    Në po të njëjtën ditë, rreth orës 12:20, një 29 vjeçar nga Irlanda që jetonte në Valais vdiq si pasojë e një orteku tjetër afër Verbier. I njëjti u dërgua me urgjencë në spital dhe vdiq si pasojë e plagëve të marra.

    Një ditë më parë, të dielën që lamë pas, një shtetas suedez 46-vjeçar që jetonte në Vaud ra dhe vdiq derisa po skijonte në zonën Lac des Vaux në qytetin e Verbier. Burri ishte duke skijuar me gruan dhe dy fëmijët e tij, të cilët lajmëruan autoritetet. I njëjti thuhet se ra nga një shkëmb 6 metra i lartë për shkak të shikimit të dobët, derisa raportohet se vdiq në spital si pasojë e plagëve, përcjell Telegrafi.

    Përgjatë fundjavës, raportohet se ndërruan jetë dhe të paktën 4 persona, një në Rocher de Naye pranë Montreux, një në Gstaad dhe tre të tjerë në Kantonin e Grabunden.

    IPKO i dhuron Komunës së Fushë Kosovës ekografi të sofistikuar për zbulimin e hershëm të kancerit Konfirmon përkushtimin e saj…
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni30 Maj 2024
    Në Shqipëri moti do të jetë me kthjellime, vranësira të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi lokale. Era do të fryjë me drejtim...
    Bota/Rajoni29 Maj 2024
    Policia ka dhënë detaje në lidhje me zjarrin në spitalin e Shkodrës. Në njoftimin e policisë thuhet se dyshohet që deri tek...
    Bota/Rajoni29 Maj 2024
    Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, ka zhvilluar një bisedë me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Serbi, Edward...
    Të tjera
    Lajme29 Maj 2024
    Bernard Nikaj Sekretar për Marrëdhënie Ndërkombëtare në  PDK tha se kanë provuar që të i’a shkurtojnë Kurtit mandatin së paku për tetë...
    Lajme29 Maj 2024
    Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka thënë se Donika Gërvalla e ka pamundësuar që babai i saj Jusuf Gërvalla të varroset me...
    Lajme29 Maj 2024
    Bujar Dugolli, profesor universitar, ka shprehur pajtueshmëri me deklaratën e presidentes Osmani për letrën e ministres Gërvalla, por që, siç tha ai,...
    Bota/Rajoni29 Maj 2024
    Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, ka zhvilluar një bisedë me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Serbi, Edward...
    Lajme29 Maj 2024
    Ish- anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu ka komentuar përplasjet mes Presidencës dhe Qeverisë për mos anëtarësimin e Kosovës në KiE. Kryeziu...
    Vip29 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, siç duket është “ndarë” përfundimisht me kryeministrin Albin Kurti e shokët e tij të partisë. Ajo i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.