×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeziu: Përplasjet Qeveri-Presidencë në disfavor të Kosovës

    FrontOnline
    29 Maj 2024

    Ish- anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu ka komentuar përplasjet mes Presidencës dhe Qeverisë për mos anëtarësimin e Kosovës në KiE. Kryeziu tha se në një shtet demokratik pushtetet janë të ndara, por siç tha ai, ato duhet të bashkëpunojnë ngase rrugën e bashkëpunimit e trason Kushtetuta dhe Ligji.

    Ndërkaq, kërkesën e ministress Donika Gërvalla drejtuar Këshillit të Evropës, Kryeziu e ka quajtur të gabuar, duke thënë se kjo letër ka rënë ndesh me zotimet e liderëve institucional.

    Madje, sipas tij, kjo letër ka pasur edhe efekte negative për shtetin dhe shoqërinë kosovare.

    “Këtë përplasje politike e shoh si disfavor për zhvillimine Kosovës dhe më tej. Përndryshe është një gabim i ministres së Punëve të Jashtme, e cila e ka bërë atë kërkesë në mënyrë të pakoordinuar. Kjo kërkesë ka qenë në një formë jo zyrtare dhe jo e përgatitur mirë dhe ka rënë ndesh me zotimin e tre liderëve institucional të Kosovës si presidentja, kryeministri dhe kryeparlamentari. Kështu që për mua ka qenë “non-sens” dhe e kam konsideruar të panevojshme dhe me efekte negative për shtetin dhe shoqërinë tonë kosovare”, tha Kryeziu në `Prime` në RTK.

    Duke folur lidhur me draftin e Asociacionit, Kryeziu tha se Qeveria e ka për detyrë ta dërgojë këtë draft në Kushtetuese dhe se vonesat mund të kenë pasoja.

    “Qeveria, respektivisht kryeministri ose ministri i Pushtetit Lokal e ka për detyrë me dërgu në Gjykatën Kushtetuese dhe e kryen obligimin e vet kushtetues, ligjor, kombëtar dhe ndërkombëtar. Sa më shumë që të vonohet është më keq për Kosovën. Pa marrë parasysh efektet e atij Asociacioni e kemi për detyrë dhe detyrat kombëtare, ndërkombëtare e ligjore e parlamentare Qeveria është e obligueshme me i ekzekutu”, u shpreh Kryeziu.

    Pa rrymë deri në 8 orë, KEDS del me njoftim për nesër
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.