×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Gjuriq takon ambasdorin britanik, tenton t’ia mbush mendjen se në Kosovë po kërcënohen të drejtat e serbëve

    FrontOnline
    29 Maj 2024

    Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, ka zhvilluar një bisedë me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Serbi, Edward Ferguson.

    Megjithatë në diskutim ai ka trilluar tek ambasadori britanik, se të drejtat e serbëve në Kosovë janë të kërcënuara si kurrë më parë, dhe sipas tij nga rënia e 2021 nuk ka progres në dialog për shkak të lëvizjeve të njëanshme të Prishtinës.

    ”Serbia do të mbetet konstruktive dhe e përkushtuar ndaj dialogut sepse beson se ruajtja e paqes dhe stabilitetit janë prioritete”, ka theksuar Gjuriq, siç thuhet në komunikatën për media të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, citon kosovo-online.

    Gjuriq ka biseduar me Ferguson edhe për bashkëpunimin mes dy vendeve dhe në këtë kontekst ka shtuar se Serbia së bashku me Mbretërinë e Bashkuar dëshirojnë të punojnë për të ardhmen, veçanërisht përmes përmirësimit të bashkëpunimit në fushën e ekonomisë dhe arsimit.

    Shefi i diplomacisë serbe falënderoi Mbretërinë e Bashkuar sipas tij meqë ajo përfaqëson donatorin më të madh në Serbi në fushën e qeverisjes elektronike, falë zhvillimit të së cilës është përmirësuar puna e administratës publike.

    Duke folur për planet e Ministrisë së Punëve të Jashtme në periudhën e ardhshme, Gjuriq tha se edhe pse Serbia sot ende përballet me disa probleme të trashëguara, kjo nuk do ta pengojë atë që të forcojë lidhjet ekzistuese dhe të ndërtojë partneritete dhe miqësi të reja, jo vetëm me vendet anëtare të BE-së, por edhe në mbarë botën, thuhet në njoftim./Sinjali

    Afër 6500 banorë të Shalës së Bajgorës përfitojnë nga rrjeti i ri
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Korrik 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka marrë pjesë në Paris në samitin mbi sportin dhe zhvillimin e qëndrueshëm krah rreth pesëdhjetë krerë...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2024
    Presidenti i Shqipërsië, Bajram Begaj ka pritur në takim ambasadoren e Zambias, Patricia Chisango Kondolo. Në njoftimin e presidencës së Shqipërisë, bëhet...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2024
    Pasagjerët që ishin në aeroportin në Bazel të Zvicrës, janë evakuuar. Kjo është bërë për të shmangur rrezikun, pasi ka pasur një...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.