×
  • Lajme
  • Lajme

    Ismet Beqiri tërhiqet nga gara zgjedhore

    FrontOnline
    12 Janar 2021

    Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri është tërhequr nga gara zgjedhore, transmeton Front Online.

    Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë Beqiri përmes një postimi në Facebook.

    Arsyeja  e këtij vendimi sipas tij është për të iu dhënë hapësirë  kandidatëve tjerë nga dega e LDK-së.

    Postimi i plotë:

    Të dashur qytetarë,

    Anëtar dhe veprimtarë të LDK-së,

    Me 14 shkurt do ti kemi zgjedhjet nacionale.

    Besimi që qytetarët e Kosovës i kanë dhënë Lidhjes Demokratike të Kosovës për vite me radhë do të vuloset edhe njëherë në këto zgjedhje të jashtëzakonshme.

    Deri më tani kam qenë në listat e LDK-së në 8 palë zgjedhje (2 lokale dhe 6 nacionale).

    Në të gjitha këto unë dhe Dega ime kemi dalur fitues.

    1 mandat Këshilltar Komunal,

    1 mandat Kryetar i Komunës së Prishtinës dhe

    6 legjislatura Deputet i Kuvendit të Republikës së  Kosovës.

    Kam marrë besimin e qytetarëve për të përfaqësuar zërin e tyre dhe me gjithë qenien time jam munduar që të bëhem reflektim i punës së mirë, që më është besuar për vite me radhë.

    Me dëshirën dhe vullnetin tim të plotë kam vendosur që të mos jem pjesë e listës zgjedhore në këto zgjedhje, duke liruar hapësirë për kandidatë tjerë nga Dega ime e pamposhtur, që të jenë kandidatë, pse jo edhe Deputet të ardhshëm.

    Për këtë kam marrë edhe pëlqimin e Degës time, në mbledhjen e mbajtur mbrëmë.

    Si çdo herë do të jem, në krye të Degës që i qëndroi përherë besnik LDK-së, për të dalur fitues edhe nga këto zgjedhje.

    Kontributi im si Nënkryetar i LDK-së dhe Kryetar i një prej Degëve më të fuqishme në Kosovë, do të jetë maksimal për suksesin tonë në këto zgjedhje.

    Me punë e përkushtim, drejt fitores së radhës.

    I falënderoj votuesit e mi besnik që për më shumë se 20 vite më dhanë besimin e tyre, të cilin me punë të ndershme nuk ua kam keqpërdorur asnjëherë. Dëshmia më e mirë është përkrahja juaj mbi 2 dekada.

    Shihemi shpejt edhe në proceset tjera zgjedhore.

    Fundi i një rrugëtimi nënkupton fillimin e një rrugëtimi të ri.

    Përjetë me LDK-në.

    I juaji,

    Ismet Beqiri

    KEDS: Erërat dhe reshjet e borës shkaktojnë dëme në rrjetin elektrik, disa zona mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme30 Prill 2024
    Nuredin Abazi i cili është duke dëshmuar në Hagë në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ka thënë që Hashim Thaçi ka qenë...
    Lajme30 Prill 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,  bëri homazhe në Gllobar, Verboc dhe Shtuticë, në përkujtim të shqiptarëve të vrarë nga këto...
    Lajme30 Prill 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, me bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe në nderim të jetës së veprimtarit të madh, Ali...
    Të tjera
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Aleksandër Vulin, i sanksionuari i SHBA-ve nga viti i kaluar, pritet të jetë numri dy i Qeverisë së Serbisë, raportojnë mediet serbe,...
    Lajme30 Prill 2024
    Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka listuar një sërë gjërash me anë të së cilave thotë Serbia e ka shkelur...
    Lajme30 Prill 2024
    Rrustem Llapi, 52 vjeçar nga Podujeva është lënë në arrest sipas një vendimi në Dyseldorf, pasi mbi të rëndon vepra e vrasjes...
    Lajme30 Prill 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar Betejën e Qafë Mullarit dhe heroin e kombit, Ilaz Kodra....
    Lajme30 Prill 2024
    Gazetari i FAZ, Michael Martens dhe Gerald Knaus nga “ESI” i janë kundërpërgjigjur presidentit serb, Aleksander Vuçiq, pasi ky i fundit i...
    Kronika30 Prill 2024
    Policia e Komunikacionit Rrugor në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj ka ndaluar shoferin me inicialet S.M i moshës 26 vjeçar, i cili...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.