×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbia do të ndërtojë spital në Graçanicë, do të kushtojë 6 milionë euro

    FrontOnline
    07 Janar 2021

    Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se dorëzimi i 36 banesave në veri të Mitrovicës, të ndërtuara me fonde të Serbisë, është “vetëm një pikë loti në det”, bazuar në atë që do të bëhet e do të ndihmohet.

    Qeveria e Serbisë të mërkurën ndau 36 banesa për çiftet serbe në Mitrovicë të Veriut. Këto banesa, janë pa leje ndërtimi dhe pa pëlqim urbanistik nga institucionet e Kosovës, mirëpo ato dhe shumë të tjera janë ndërtuar viteve të fundit.

    Petkoviq, në një intervistë për uebfaqen e Partisë Përparimtare të Serbisë, që udhëhiqet nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se në radhë është ndërtimi i një spitali në Graçanicë në vlerë mbi gjashtë milionë euro.

    “Para nesh është ndërtimi i spitalit në Graçanicë. Është e natyrshme që po i gëzohem kësaj, pasi populli ynë pas një dekade neglizhencë, mund ta shohë se Serbia sinqerisht kujdeset për qytetarët e saj”, ka thënë Petkoviq.

    Sistemi shëndetësor, sikur edhe ata arsimor, kulturor e sportiv organizohen paralelisht në Kosovë nga Qeveria e Serbisë.

    Petkoviqi ka thënë se “me ndihmën e Serbisë është luftuar edhe COVID-19” në mjediset ku jetojnë serbët.

    The Victor vjen me këngë të re “Got U”
    Nga Rubrika
    Lajme28 Prill 2024
    Tabloidi britanik, Daily Mail ka shkruar për 53-vjeçarin kosovar me nënshtetësi angleze, Sadik Durakun që u ndalua nga policia serbe në kufirin...
    Lajme28 Prill 2024
    Armët pa leje në duart e qytetarëve të Kosovës, paraqesin rrezik serioz, thonë përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare. Qytetarët të cilët...
    Lajme28 Prill 2024
    Lista Serbe në një njoftim të fundit ka bërë thirrje për arrestimin e zëvendësministrit, Arbër Vokrrit, Radoica Radomiroviqit dhe kryetarit të Leposaviqit...
    Të tjera
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Rusia i ka vazhduar të dielën sulme e pareshtura kundër infrastrukturës energjetike të Ukrainës. Autoritetet në rajonin jugor Mikolaiv thanë se dronët...
    Ekonomi28 Prill 2024
    Kordinatori i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Arben Brovina ka folur rreth tenderit që ka hapur komuna e Prishtinës në muajin prill, e...
    Kronika28 Prill 2024
    Një kosovar është ndaluar në Leposaviq i cili dyshohet se hyri ilegalisht në Kosovë nga territori i Serbisë. Me vendim të prokurorit...
    Lajme28 Prill 2024
    Ilir Peci, kryetar i Zveçanit për FrontOnline deklaron se mbajtja e votimeve ishte një mundësi e dhënë për votuesit e asaj pjese....
    Lajme28 Prill 2024
    Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj ka vendosur në qarkullim postar emisionin e jashtëzakonshëm të pullave postare “Sali Çekaj, Hero i...
    Lajme28 Prill 2024
    Pushtimi rus i Ukrainës e ka vënë zgjerimin në krye të agjendës së BE. Por vendet që rreshtohen për t'u bashkuar me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.