×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Mjekët tregojnë për gjendjen e pacientëve pas shpërthimit në Ferizaj

    FrontOnline
    06 Janar 2021

    Gjashtë persona po qëndrojnë në mjekim intensiv dhe gjendja e tyre vijon të jetë e rëndë pas lëndimeve që kanë marrë nga shpërthimi i djeshëm në Ferizaj. 11 të tjerë po trajtohen në Kirurgjinë Plastike, dhe sipas personelit mjekësor gjendja e tyre është stabile. Në mungesë të Qendrës për Djegie, mjekët kanë dhënë pëlqimin e tyre që gjashtë pacientët që e kanë shkallën e djegies më shumë se 40% të dërgohen jashtë vendit për trajtim.

    Një bombol gazi e cila shpërtheu dje në një restorant në qytetin e Ferizajt ka bërë që mbi 40 persona të kërkojnë ndihmë mjekësore urgjente.

    14 prej tyre mbrëmë janë dërguar për në Qendrën Klinikën Universitare të Kosovës, dhe pas intervenimit kirurgjik në emergjencë, gjashtë nga ta janë vendosur në mjekim intensiv qëndror, kështu ka treguar drejtori i Klinikës Intensive, Shaqir Uka.

    “Pas intervenimit kirurgjik në sallën operative të qendrës emergjente në mjekimin intensiv qendror janë sjellur pesë pacientë të cilët vazhdojnë të marrin trajtimin mjekësor. Në njësinë e mjekimit intensiv të klinikës së kardiologjisë po ashtu është dërguar edhe një pacientë, të gjithë këta gjashtë pacientë kanë lëndime më të rënda të pësuara nga shpërthimi në fjalë… Këtë gjashtë, gjendja e tyre ka qenë më e rënduar, pacientë tek të cilët shkalla e sipërfaqes se djegur ka qenë mbi 35%”, thotë ai.

    E shefi i repartit të Kirurgjisë Plastike, Zenë Buja thotë se e kanë dhënë pëlqimin që këta gjashtë pacientë që janë në kujdes intensiv të trajtohen jashtë vendit, meqë në Kosovë nuk ka Qendër për Djegie.

    “Gjashtë te tjerë që janë në gjendje të rëndë ne e kemi dhënë pëlqimin që mund të trajtohen jashtë vendit për arsye se ata kërkojnë trajtim më të veçantë, ne fatkeqësisht nuk e kemi qendrën për djegie, andaj mungesa e qendrës për djegie na lejon që këta pacientë t’i dërgojmë jashtë vendit për trajtim, kuptohet vetëm djegiet qe janë të renda, 40 apo 50%”, tha ai.

    E në klinikën e Kirurgjisë Plastike po trajtohen 11 pacientë, tre prej të cilëve janë sjellur mbrëmë nga Ferizaj.

    “Këta 11 pacientë kanë djegie mesatarisht të rënda, për momentin gjendja e tyre është stabile, jemi duke ofruar gjithë ndihmën që duhet nga ana e personelit mjekësor dhe shpresoj t’ia kalojmë e t’ia dalim mbanë”, tha Buja për KosovaPress.

    Buja thotë se nga rasti i Ferizajt deri tani kanë trajtuar 17 pacientë, gjendja e të cilëve vijon të jetë e rëndë.

    Në këtë klinikë vazhdojnë të qëndrojnë edhe tetë pacientë të tjerë të cilët një javë më parë ishin lënduar si pasojë e një shpërthimi të bombolës së gazit që kishte ndodhur në Lagjen “Marigona” në Prishtinë.

    One Stop Shop i Petrol Company, një market ndryshe në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme27 Prill 2024
    Krerët më të lartë të shtetit e familjarë të viktimave u mblodhën në “Lëndinën e Pikëllimit”, në 25-vjetorin e masakrës së Mejës,...
    Lajme27 Prill 2024
    Misioni Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) ka marrë pjesë në aktivitetin e institucioneve të vendit për të përkujtuar të...
    Lajme27 Prill 2024
    Në Kosovë sot po shënohet Dita Kombëtare e Personave të Zhdukur nga lufta e fundit. Për këtë ditë janë organizuara aktivitete të...
    Të tjera
    Lajme27 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24 orësh. Aty bëhet e ditur se janë regjistruar 8 raste të dhunës në familje. Dy...
    Lajme27 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti është shprehur optimist për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Në një intervistë me DW, ai shpjegon se...
    Lajme27 Prill 2024
    Pal Lekaj nga radhët e AAK-së, lidhur me kërkesën e ndërkombëtarëve drejtuar Kurtit për themelimi e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe...
    Lajme27 Prill 2024
    Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë mirëpritur vendimin e Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian (BE) i cili ka marr...
    Lajme27 Prill 2024
    Në Ditën e të Zhdukurve të luftës së fundit në Kosovë, presidentja Vjosa Osmani, ministra të kabinetit qeveritar e ambasadorë të akredituar...
    Lajme27 Prill 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës ka përkujtuar të pagjeturit e luftës së fundit në Kosovë, ku 27 prilli shënon Ditën Ndërkombëtare të tyre...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.