×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetët e vjetër që po duan mandate të reja

    FrontOnline
    05 Shtator 2019

    Në listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 6 tetorit të këtij viti pritet të dominojnë edhe shumë ish-deputetë të legjislaturës së kaluar, të cilët synojnë ta marrin edhe një mandat.

    Ndërsa disa ish-deputetë janë penalizuar për ta kërkuar edhe një mandat tjetër për shkak të aktakuzave të konfirmuara nga gjykata, shkruan gazeta “Zëri”.

    Deri të premten e 6 shtatorit subjektet politike në Kosovë do të kenë mundësi t’i përpilojnë listat e kandidatëve për deputetë dhe t’i dorëzojnë ato në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

    Por deri tash asnjëra prej subjekteve politike nuk i ka përfunduar këto lista, në të cilat shumica e deputetëve të legjislaturës që shkoi pritet të jenë pjesë e garës për deputetë në zgjedhjet e reja të 6 tetorit.

    Nga Partia Demokratike e Kosovës kanë thënë për “Zërin” se ndonëse nuk e kanë përpiluar ende listën, ata do t’u përmbahen afateve të përcaktuara për ta publikuar atë me kohë. Por në këtë listë nuk do të ketë hapësirë për të gjithë anëtarët e partisë. Kreu i PDK-së Kadri Veseli, i cili tash e sa kohë ka nisur luftë kundër korrupsionit, është shprehur se në listën e tij zgjedhore nuk do të ketë kandidatë me aktakuza, madje ai ka theksuar se as në Qeverinë të cilin ai pretendon ta drejtojë nuk do të ketë persona që kanë probleme me ligjin.

    Duke iu referuar deklaratës së tij, në listë nuk mund të hyjnë as anëtarë të Këshillit Drejtues të PDK-së që kanë aktakuza, si: Sami Lushtaku, Adem Grabovci, Sokol Bashota, Besim Beqaj, Qemail Mustafa, Zenun Pajaziti e as i aderuari i fundit në parti, Shukri Buja.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.