×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Virusi kthehet edhe në Evropën Lindore, Rusia dhe Ukraina shënojnë rekorde viktimash

    FrontOnline
    28 Tetor 2020

    Përpos në Evropën Perëndimore, koronavirusi është duke u përhapur shumë edhe në vendet e Evropës Lindore. Rusia dhe Ukraina të mërkurën shënuan shifrat më të larta të viktimave që sëmundjes COVID-19 që nga fillimi i pandemisë.

    Në Rusi, gjatë 24 orëve të kaluara u regjistruan 346 të vdekur nga koronavirusi, që është shifra më e lartë e shënuar deri më tani. Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave në këtë shtet shkoi në 26.935.

    Përpos vdekjeve, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 16.202 raste të reja të infektimeve dhe numri i përgjithshëm i të prekurve shkoi në 1 milion e 563 mijë, që është shifra e katërt në botë, pas rasteve në Shtetet e Bashkuara, Indi dhe Brazil, shkruan The Guardian.

    Rekord të viktimave të pandemisë për 24 orë shënoi edhe vendi fqinj i Rusisë, Ukraina. Atje, të mërkurën u raportuan 165 të vdekur nga COVID-19, që ishte numër dukshëm më i madh se rekordi i kaluar prej 141 viktimash, i regjistruar më 21 tetor, saktësisht para një jave.

    Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe në Ukrainë u regjistruan edhe 7.474 raste të reja të koronavirusit dhe numri i përgjithshëm i personave të infektuar shkoi në 363.075.

    Një delegacion i Prince Coffee viziton plantacionet e kafesë në Indi
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Sadiq Khan është zgjedhur kryebashkiak i Londrës, duke fituar mandatin e tretë historik pas një gare dramatike. Khan u shpall fitues ndaj...
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Të paktën 14 njerëz kanë vdekur, pasi përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut goditën ishullin Sulawesi të Indonezisë, me një popullsi...
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Fronti Evropian e ka bërë të qartë edhe njëherë se për ta është e papranueshme Qeveria e cila nuk do të përfshijë...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Kryeshefi i Ngrohtorës “Termokos”, Fisnik Osmani, ka njoftuar se Xhamia e Madhe, që është në ndërtim e sipër do të kyqet. Osmani...
    Lajme04 Maj 2024
    Inspektorati i Prishtinës gjatë ditës së shtunë ka parandaluar tentim uzurpimin e hapësirës së përbashkët të banorëve në lagjen Dardania, nga një...
    Sport04 Maj 2024
    Boksieri i njohur kosovar, Robin Krasniqi sonte do të rikthehet në ring. Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva në “vor...
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Dy persona janë arrestuar në Tiranë, për kontrabandë. Policia thotë se të arrestuarit dyshohen se tregtonin mallra kontrabandë pa pullë fiskale nga...
    Lajme04 Maj 2024
    Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt i ka arrestuar katër persona me shtetësi maqedonase, ku tre prej tyre ishin të kërkuar...
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Ministria e Brendshme e Rusisë e ka vendosur emrin e presidentit ukrainas, Volodmyr Zelensky, në listën e personave të kërkuar dhe është...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.