×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    AKB mirëpret votimin e Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike

    FrontOnline
    12 Tetor 2020

    Aleanca Kosovare e Bizneseve thotë se e mirëpret votimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

    Sipas AKB-së, ky është një hap i vonuar i deputetëve të Kuvendit të Kosovës të cilët sot votuan këtë Projektligj pas tentimit të Qeverisë për të shtatën herë.

    “Ekonomia e Kosovës po kalon nëpër sfidat e kohës së pandemisë ekonomike, për te cilën po e rëndon edhe më shumë pandemia politike e cila e ka përgjegjësin kryesore për të siguruar mirëqenie për qytetarë dhe biznese duke aprovuar ligje për rimëkëmbje të ëekonomisë dhe zhvillimit të saj pa hezitim e ngarkesa politike që po e shkatërrojnë ekonominë, prodhimin dhe eksportin dhe duke rritur papunësinë ne vend”, thuhet në njoftimin e AKB-së.

    Në fund, AKB thotë se shpreson në tejkalimin, siç e quan pandemi politike, që sipas tyre është mundësi për miratimin dhe ratifikimin e ligjeve në të mirë të ekonomisë dhe prodhuesve vendor.Ky Projektligj kishte dështuar të votohej për gjashtë herë që nga muaji gusht kur ishte prezantuar për herë të parë në Kuvend.

    Me anë të këtij Projektligji parashihet zbatimin e Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike në vlerë prej 365 milionë euro.

    EKSKULZIVE: Art Motion dhe Klan Kosova fitojnë të drejtën televizive të Superligës, Ligës së parë si dhe Kupës së Kosovës 
    Nga Rubrika
    Ekonomi02 Maj 2024
    Institucionet vendore kanë intensifikuar përpjekjet për ta luftuar ekonominë joformale në Kosovë. Sipas Administratës Tatimore të Kosovës, brenda këtë vit janë fiskalizuar...
    Ekonomi02 Maj 2024
    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ka miratuar projektligjin për kripto-asetet dhe për regjistrin e pronarëve përfitues. Me këtë rast, Mimoza...
    Ekonomi01 Maj 2024
    Pagat e ulëta në sektorin publik dhe privat edhe më tej mbeten brengë kryesore për shumë qytetarë të Kosovës.  Mbi këtë pakënaqësi...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ky subjekt politik vazhdon të jetë zëri dhe platforma kryesore...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Skulptura e lashtë bronzi me masë jetësore ‘Viktoriusi i Ri’, ka qenë në qendër të një debati disa vjeçar në të cilin...
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci me bashkëpunëtor po realizon projekte të cilat janë kërkesa shumëvjeçare të qytetarëve të komunës së...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Policia e Gjirokastrës ka shoqëruar tre persona lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi sot fshatin Bodrisht të Dropullit, ku një çift...
    Kronika02 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues dhe i ka dënuar me gjithsej 28 vjet burgim të akuzuarit, Fethi Uygur, Alajdin...
    Lajme02 Maj 2024
    Projektrezoluta e Partisë Demokratike të Kosovës për adresimin e gjetjeve të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit nuk është hedhur në votim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.