×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 160 mijë vaksina të gripit sezonal pritet të shpërndahen javën e ardhshme

    FrontOnline
    01 Tetor 2020

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se gjatë javës së ardhshme do të shpërndahen mbi 160 mijë vaksina të gripit sezonal për qytetarët e Kosovës.

    Kështu ka deklaruar ai pas takimit me përfaqësues nga Instituti “Robert Koch”.

    “Unë pata kënaqësinë që të pres përfaqësuesit e Institutit gjerman ‘Robert Koch’. Për dy javë dhe në ditët që po vazhdojnë me vizitat e tyre në QKUK, bashkëbisedimin me institucionet janë duke marrë dhe duke trajtuar mënyrat e luftimit të pandemisë. Unë mora një prezantim të shkurtër. Jam shumë i kënaqur me vlerësimin e tyre të organizimit tonë si Ministri e Shëndetësisë se si e kemi menaxhuar këtë pandemi. Sot jemi në shtatë vendet që kanë menaxhuar më së miri pandeminë COVID-19”, tha ai.

    Zemaj tha se kërkon që të marrin përvojat më të mira të partnerëve të vendeve të tjera, meqë sipas tij arma më fortë e luftimit të kësaj pandemie është mbajtja e maskës, distanca fizike dhe mbajtja e higjienës personale.

    Jonathan Baum nga “Robert Koch Institute” ka ngushëlluar të gjitha familjet që kanë humbur të dashurit e tyre nga virusi korona. Sipas tij, mjekët dhe e infermierët mund ta bëjnë punën e tyre në klinika, por qytetarët mund të ndihmojnë ata me mbajtjen e maskës, distancën sociale dhe mbajtjen e higjienës personale.

    “COVID-19 nuk e respekton kufijtë, prandaj ëahtq e nevojshme të qëndrojmë së bashku. Është një shembull i shkëlqyer bashkëpunimi mes vendeve, që ta luftojmë këtë pandemi. Shfrytëzoj rastin që të falenderoj punëtorët shëndrtëaorë që janë ballafaquar gjatë kësaj kohe me pandeminë. Gjatë këtyre dy mujave jemi takuar me punëtorë shëndetësorë dhe kemi vizituar klinikat rajonale”, ka shtuar ai.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.