×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK: Për zgjedhjen e presidentit do të flasim kur të vijë koha

    FrontOnline
    01 Tetor 2020

    PDK: Për zgjedhjen e presidentit do të flasim kur të vijë koha

    Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka folur për 100-ditëshin e Qeverisë Hoti, marrëveshjen e arritur në Washington, mosvotimin e Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, si dhe për përfshirjen e mundshme të kësaj partie në Qeveri, ndërkaq për zgjedhjen e presidentit të vendit, ka thënë se nuk është e ndershme të diskutohet, derisa Kosova e ka presidentin.

    Hoxhaj tha se Partia Demokratike e Kosovës do të flasë për zgjedhjen e presidentit kur të vijë koha.

    “Kushti i PDK-së është konkret, Kosova ka presidentin e saj, një personalitet dinjitoz deri në afatin kushtetues. Dhe, ne flasim për këtë temë kur të vjen afati kushtetues. Por, aktualisht Kosova ka president dhe nuk është e ndershme që të flitet e të diskutohet për atë. Nuk është e ndershme të flitet për atë se kush do të jetë president, në një kohë kur Presidenti i vendit është në detyrë”, u shpreh Hoxhaj në një intervistë për Telegrafin.

    Sipas Hoxhajt, partitë politike kanë të drejtë të propozojnë kandidatët e tyre, por PDK-ja do të flasë kur të vijë koha me subjektet e tjera politike në vend dhe të shohë se cila është gjëja më e mirë për vendin në këtë aspekt.

    “Është në rregull, mund ta propozojë AAK-ja, por, në asnjë vend të botës, përveç atëherë kur ka garë presidenciale, ku presidenti zgjidhet në mënyrë direkte, askund nuk diskutohet zgjedhja e presidentit 4-5 muaj më herët. Është e drejtë e partive politike të propozojnë kandidatët e tyre dhe ne flasim për këtë temë vetëm kur vjen afati, ulemi me subjektet tjera politike dhe shohim cila është gjëja më e mirë për vendin”, tha Hoxhaj.

    Hoxhaj tha se diskutimin për çështjen e zgjedhjes së presidentit e sheh si joserioze, duke qenë se deri në përfundim të mandatit janë edhe rreth pesë muaj.

    “Është aq joserioze në politikë me folë për atë se kush mund të jetë president në pranverën e vitit 2021. Nuk dua ta mohoj debatin në demokraci, por një subjekt serioz me një qëndrim serioz nuk flet për atë se çka do të ndodhë pas 4-5 muajsh në Kuvendin e Kosovës, kur diçka varet prej krejt subjekteve politike që janë në Kuvend, se kush mund të zgjidhet. Prandaj, për neve është temë e parakohshme”, tha ai.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.