×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Barroso zgjidhet president i koalicionit botëror kundër COVID-19

    FrontOnline
    30 Shtator 2020

    Ish-presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso do të kryesojë aleancën Gavi, e cila mbikëqyrë sistemin e Kombeve të Bashkuara rreth qasjes globale në vaksinën COVID-19.

    Këshilli Drejtues, i cili përfshin UNICEF-in, Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Bankën Botërore dhe Fondacionin Bill dhe Melinda Gates, konfirmoi unanimisht zgjedhjen e ish-kryeministrit të Portugalisë (2002-2004), i cili drejtoi Komisionin Evropian për dhjetë vjet dhe më pas punoi për bankën e investimeve – Goldman Sachs, raporton reuters.

    “Bota ka nevojë për Gavinë më shumë se kurrë, i cili do të sigurojë se vaksina COVID-19 do të arrijë në të gjitha vendet, të pasura dhe të varfra”, tha Barroso.

    Aleanca bashkon vendet me të ardhura të ulëta dhe qeveritë e donatorëve, OBSH, UNICEF, Banka Botërore, prodhuesit e vaksinave nga vende të ndryshme, institutet teknike dhe kërkimore, shoqërinë civile, Fondacioni Bill & Melinda Gates dhe individë të tjerë filantropikë.

    Që nga shpërthimi i pandemisë, organizata me bazë në Gjenevë, ishte ngarkuar nga OBSH-ja për koordinimin e sistemit të Kombeve të Bashkuara për qasje globale të vaksinës COVID-19.

    Ndryshe, ish-kryeministri portugez do ta pasojë nigerianin, Ngozi Okonjo-Iweala, i cili tani është kandidat për drejtor të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT).

    Cilësi, gatim dhe shpërblim
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Turqia thuhet se ka ndaluar të gjithë tregtinë me Izraelin për veprimet e saj në Gaza, duke shkaktuar kritika të forta ndaj...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u takua në Kalabri me zëvendëskryetarin e Këshillit të Ministrave dhe ministër i Punëve të Jashtme të...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Skulptura e lashtë bronzi me masë jetësore ‘Viktoriusi i Ri’, ka qenë në qendër të një debati disa vjeçar në të cilin...
    Të tjera
    Lajme03 Maj 2024
    Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka sqaruar se në këto tre vjetët e saj si ministre, ka qenë duke punuar në sistemin...
    Lajme03 Maj 2024
    Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka folur edhe për Kodin Civil, që një pjesë e tij përfshinë edhe...
    Lajme03 Maj 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexha, ka thënë se draftstatuti i Asociacionit i propozuar nga Bashkimi Evropian në disa raste e shkel...
    Lajme03 Maj 2024
    Organizata “Reporterët Pa Kufij” shpreh shqetësim për gjendjen e lirisë së shtypit në botë e cila sipas saj po kërcënohet pikërisht nga...
    Lajme03 Maj 2024
    Kryetari i delegacionit të Kosovës për Personat e Pagjetur në bisedime me Serbinë, Andin Hoti, thotë për Front Online se çështja e...
    Lajme03 Maj 2024
    Koordinatori i departamentit për drejtësi në kuadër të kabinetit për qeverisje të mirë në PDK, Përparim Gruda, deklaroi se raporti i Departamentit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.