×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot fillon viti i ri akademik në institucionet e arsimit të lartë

    FrontOnline
    01 Tetor 2020

    Viti i ri akademik 2020/2021, fillon sot në institucionet e arsimit të lartë, për studentët e vitit të dytë dhe të tretë, kurse për studentët e rinj të vitit të parë do fillojë me vonesë.

    Viti i ri akademik për institucionet e arsimit të lartë ka filluar sot në formën online dhe të kombinuar. Për shkak të pandemisë, shumë njësi akademike e kanë filluar mësimin online, ndërsa ato që kanë specifika të veçanta, mësimin e organizojnë në klasë. Rektori i ri i Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti, i cili ka marrë sot mandatin e tij, ka folur për Radio Kosovën rreth obligimeve që ka marrë menjëherë për mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe prioritetet e tjera.

    “Qysh sot do të fillojë të merrem me problemet, ku kam caktuar mbledhjen e senatit në ora 13:00 për tu njoftuar me përbërjen e ekipit. Ndërsa, nga dita e nesërme do të fillojmë të adresojmë problemet e mundshme për fillimin e vitit të ri akademik. Do ta kemi edhe një mbledhje të kolegjiumit, ku do të njoftohem nga afër nga të gjithë dekanët për problemet specifike.”

    Rektori Sahiti, tha se mësimi do të organizohet i kombinuar.

    “Pjesët e tjera të procesit mësimor, që kërkojnë përfshirjen praktike të studentëve, do të organizohen në mënyrë fizike.”

    Ndërkohë, ekspertët thonë se organizimi i mësimit varet edhe nga situata pandemike në vend. Njohësi i çështjeve të arsimit, Dukagjin Pupovci, tha për Radio Kosovën se do të ishte mirë që mësimi të zhvillohet me praninë fizike në klasë, por jo të gjitha institucionet e kanë një mundësi të tillë.

    Elbasan Geci, nga Paqja Studentore, tha për Radion se studentët kanë kërkuar që disa njësi akademike të mbajnë mësimin me praninë e studentëve në klasë, për shkak të specifikave që kanë.

    Provimet pranuese për kandidatët e rinj dhe provimet e tjera do të mbahen në ambiente të fakulteteve, ndërsa ligjëratat, konsultimet dhe aktivitetet e tjera do të organizohen në distancë. Të gjitha institucionet e arsimit të lartë, duhet t’i përmbahen udhëzimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik për respektimin e masave.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Korrik 2025
    Mërgimtarët veçse ia kanë mësyrë Kosovës, e kështu po krijohen edhe pritje në pikat kufitare të vendit. Sipas të dhënave të Qendrës...
    Lajme13 Korrik 2025
    Gjatë javës së ardhshme, bazuar në të dhënat e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, moti do të paraqitet i ndryshueshëm, me një fillim...
    Lajme13 Korrik 2025
    Muhamet Hamiti nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se përpjekja e 46-të e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetarit të saj, Albin Kurtit,...
    Të tjera
    Lajme13 Korrik 2025
    Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, do mbajë takim me zyrtarin e lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Brendan...
    Lajme13 Korrik 2025
    Ka vdekur ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Durmishi. Për vdekjen e tij ka shkruar nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, i...
    Lajme13 Korrik 2025
    Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike, Armend Zemaj nga foltorja e Kuvendit të Kosovës tha se 46 herë është ikur nga përgjegjësia...
    Lajme13 Korrik 2025
    Deputeti nga Komuniteti serb Nenad Rashiq, ka folur pas dështimit të seancës së 46-të konstituive. Ai u pyet nga gazetarët rreth deklarimit...
    Lajme13 Korrik 2025
    Fadil Demaku, deputeti i betuar i PDK-së nga salla plenare e Kuvendit të Kosovës ka akuzuar VV-në që nuk po mbajnë përgjegjësi...
    Lajme13 Korrik 2025
    Ka dështuar edhe përpjekja e 46-të për të konstituuar Kuvendin e Kosovës. Pasi Komisioni për Votim të Fshehtë nuk u formua, kryesuesi...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.