×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Vaksinimi kundër gripit sezonal fillon në nëntor, kaq ka kushtuar një vaksinë

    FrontOnline
    28 Shtator 2020

    Edhe pse që nga shtatori, vit pas viti në Kosovë raportohen raste të prekura me grip sezonal, as këtë vit, qytetarët nuk do të arrijnë të vaksinohen gjatë këtij muaji, e as në muajin tetor.

    Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, Faik Hoti, ka thënë për Front Online, se Ministria e Shëndetësisë ka prokuruar përmes UNICEF-it 160 mijë e 500 vaksina.

    Sipas tij, vaksinat do të nisen në tetor për në Kosovë, vaksinimi i qytetarëve do të bëhet në muajin nëntor.

    “Vitin e kaluar MSh ka blerë 160.500 vaksina kundër gripit sezonal. Këtë vit për shkak edhe të pandemisë janë shtuar sasitë. Këto vaksina, i ka paguar Ministria, ndërsa i ka prokuruar UNICEF-i nga kompani ndërkombëtare dhe janë vaksina të kualifikuara sipas standardeve të OBSH-së”, ka thënë ai.

    MSh-ja synon të blej mbi 300 mijë vaksina kundër gripit sezonal

    Krahas këtyre vaksinave, Hoti ka thënë se MSH-ja synon të blejë edhe mbi 300 mijë vaksina të tjera, për të siguruar vaksina kundër gripit sezonal për të gjithë qytetarët që bien në kategoritë e rrezikut siç janë të moshuarit, të sëmurët kronik dhe shtatzënat.

    Sipas tij, çmimi i vaksinave të prokuruar është 5 euro e 27 cent.

    “Është në procedurat e tenderimit edhe sasia prej 250,000 vaksinave”, ka shtuar ai.

    Front Online ka qëndruar edhe në ambientet e QKMF-së në në Prishtinë për të parë nga afër nëse ka interesim nga qytetarët për vaksinat kundër gripit sezonal dhe aty është vërejtur se tashmë qytetarët janë të informuar se nuk do të fillon vaksinimi këtë muaj.

     Covidi e shton interesimin e qytetarëve për t’u vaksinuar

     Doktori në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, Leutrim Zeqiri në një prononcim për Front Online ka thënë se ka kërkesa nga qytetarët për këto vaksina, por që këto procedura nuk fillojnë deri në tetor.

    “Po, faktikisht tashmë jemi edhe në sezonën e gripit sezonal, ku është një infeksion akut viral edhe pacientët për çdo ditë po drejtohen edhe për marrjen e vaksinave , zakonisht imunizimi apo vaksinimi fillon prej muajit tetor deri në muajin dhjetorë”, ka thënë Zeqiri.

    Zeqiri më tutje ka thënë se kanë pranuar një dozë të vaksinave në këtë qendër dhe në nëntor do të fillojnë me vaksinim.

    “Një herë për një herë në Qendrën tonë i kemi pranuar dozën e parë mirëpo nuk ka filluar akoma vaksinimi, besojmë që prej muajit nëntor vetëm do të fillojmë vaksinimin dhe imunizimin e qytetarëve”, është shprehur ai për Front Online.

    Sipas mjekut Zeqiri, si pasojë e situatës me Coronavirus këtë vit ka më shumë kërkesa nga qytetarët për të marrë këto vaksina.

    “Edhe puna e COVID-it na ka komplikuar punën ka shkaktuar stres edhe te qytetarët, gjë që e ka bërë të kërkohet më shumë ndihmë edhe kërkesat me qenë më të mëdha këtë vit”, ka thënë ai për Front Online.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Korrik 2025
    Stacioni Policor në Rahovec ka bërë të ditur se më 3 korrik ka pranuar informata se në rrugën “UÇK” në këtë komunë...
    Lajme16 Korrik 2025
    Të enjten parashikohet fillimisht mot me diell dhe vranësira, i cili në orët vijuese të ditës do të pasohet nga një front...
    Lajme16 Korrik 2025
    Kulmet e dy ndërtesave në lagjen e Muhaxherëve, në afërsi të Parkut të Qytetit,  Prishtinë janë përfshirë sonte nga zjarri, duke shkaktuar...
    Të tjera
    Lajme16 Korrik 2025
    Nesër me 17 korrik do të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit. Kjo do të jetë përpjekja e 48-të për konstituimit të Kuvendit,...
    Lajme16 Korrik 2025
    Policia e Kosovës e ka konfirmuar që një ndërtesë në Prishtinë pranë Parkut të Qytetit është përfshirë nga zjarri. Lajmin për FrontOnline,...
    Lajme16 Korrik 2025
    Është përfshirë nga zjarri një ndërtesë banimi në lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë. Front Online ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes,...
    Lajme16 Korrik 2025
    Front Online ditë më parë ka njoftuar për qindra tendere të fituara nga kompania Meditech. Sipas hulmtimit të Front Online, kompania farmaceutike"Meditech",...
    Lajme16 Korrik 2025
    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci thotë se nuk kandidon i pavarur në zgjedhjet lokale dhe se është pjesë e PDK’së. Lladrovci në...
    Lajme16 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka konfirmuar se zjarri i mbrëmshëm që përfshiu dy depo në zonën industriale të Lipjanit po hetohet si rast...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.