×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Kuvendi edhe sot pritet të votojë për Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

    FrontOnline
    28 Shtator 2020

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të provojnë sërish gjatë ditës për të votuar në parim Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike. Përkundër që në rend të ditës ishte vetëm zgjedhja e Avokatit të Popullit të zgjedhurit e popullit me shumicë votash vendosën që gjitha projektligjet që kanë mbetur të hapura nga seancat e kaluara të hedhen në votim sërish në seancën e sotme.

    Ky propozim erdhi nga shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

    “I propozoj seancën që pas votimit të Avokatit të Popullit të përsërisim votimet që kanë mbetur hapur. Të tentojmë që çështjet që janë të hapura t’i mbyllim. Pra kërkoj që pas votimit të avokatit të popullit të hymë në votim për çështjet që kanë mbetur nga seancat e kaluara me prioritet Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike”, tha ai.

    Ani pse u pajtua që të futen në rend të ditës këto pika, shefi i grupit parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi iu drejtua mazhorancë që t’i kenë votat e nevojshme, e jo t’i “mundojë” ata duke mos i pasur numrat në Kuvend.

    “Ne edhe atë ditë nuk kemi qenë kundër që të krijohet mundësia që deputetët të votojnë ashtu siç e ndjejnë. Pajtimi jonë për votuar sa herë që mendon grupi parlamentar që përfaqëson mazhorancën këtu edhe mund të bëjmë. Por ndoshta duhet të kërkojmë nga LDK-ja të bëjnë këtë jo për të testuar dhe provuar, e lodhur neve. Por kur i kanë votat të provojnë, po shpresoj që kësaj here i kanë votat”, tha ai.

    Ndërkaq, shefi i grupit parlamentar të PDK-së Bedri Hamza kërkoi që të votim të futen edhe projektligjet tjera që kanë mbetura të hapura.

    “Nëse kthehen në votim pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara atëherë për me qenë korrekt, pasi nuk mund të themi se ky ligj është më i rëndësishmi se tjetri, pasi secili e ka rëndësinë e vet. Ne kërkojmë që gjitha pikat e papërfunduara të futen në votim”, tha ai.

    Me këtë u pajtua edhe Teuta Haxhiu nga AAK.

    “Edhe ne jemi të mendimit që gjitha pikat e papërfunduara të hyjnë në votim sot”, tha ajo.

    Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike në javën e kaluar ka dështuar tri herë të votohet për shkak se koalicioni qeverisës nuk i ka pasur votat e nevojshme. Kurse dy partitë opozitare LVV dhe PDK kanë qenë të përmbajtura nga votimi për këtë projektligj.

     

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/1723340547842603/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.