×
  • Kronika
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Dalin detaje tronditëse, ja kush dyshohet se e vrau kosovarin në Zvicër

    FrontOnline
    26 Shtator 2020

    Vrasja e 47-vjeçarit nga Kosova, me inicialet M.B., që ka ndodhur të enjten në Cyrih, sipas raporteve të para ishte e mbuluar nga misteri.Por, dje autoritetet kompetente kanë dhënë një version lidhur e rrjedhën e krimit.“Sipas gjendjes aktuale të hetimeve, zyra e prokurorit publik supozon se vajza 18-vjeçare ka plagosur fatalisht babanë e saj me armë gjatë një mosmarrëveshje familjare”. Kështu është shprehur prokurori publik të premten për emdiat zvicerane, shkruan 20minuten.

    Se si ndodhi mosmarrëveshja saktësisht dhe në cilat rrethana 18-vjeçarja ka shkrepur plumbat tani për tani është objekt i hetimeve të mëtejshme.Vajza është arrestuar që atëherë. Prokuroria publike ka kërkuar paraburgim për të në gjykatën e masave të detyrueshme. Tani ekiston prezumimi i pafajësisë për të.Policia e qytetit të Cyrihut ka njoftuar të enjten se pak para orës 7 të mëngjesit i është raportuar një mosmarrëveshje e dhunshme familjare në një apartament në Zurich-Ëollishofen.

    Kur arritën në vend të ngjarjes, shërbimet e urgjencës hasën në dy gra të plagosura, të dyja zvicerane, të moshës 18 dhe 50 vjeç, dhe një burrë të plagosur rëndë. Personi 47 vjeçar me shtetësi zvicerane, i cili është me prejardhje kosovare, ka vdekur në apartament pavarësisht masave të menjëhershme të rianimacionit.

    Dy të plagosurat, nënë dhe bijë, janë dërguar në spital.Kosovari tashmë i ndjerë ka drejtuar një biznes të makinave për 20 vjet, thotë një person i punësuar tek ai, transmeton albinfo.ch. : “Unë e njoh atë dhe familjen e tij për një kohë të gjatë”. Ai thotë se ngjarja e ka befasuar shumë: “Asnjëherë nuk ka pasur konflikte mes tyre. Ata ishin njerëz paqësorë”.Punonjësi është i shokuar . “Është trishtuese kjo që ka ndodhur”.B. kishte ardhur në Zvicër nga Kosova në moshën 16 vjeçare. Së bashku me gruan e tij, kanë dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë. “Ata janë njerëz shumë të mirë. Djali është student dhe ka një firmë “.Sipas punonjësit, edhe vajza do të studionte gjithashtu. Ndërsa gruaja mbante kontabilitetin në dyqanin e B.Sipas Policisë së Qytetit të Cyrihut, prapavija dhe rrjedha e ngjarjeve janë ende të paqarta, transmeton albinfo.ch. Ato janë objekt i hetimeve të vazhdueshme nga zyra e prokurorit publik, Instituti për Mjekësinë Ligjore dhe Policia Kantonale e Cyrihut. Specialistët e Institutit të Forenzikës janë thirrur për të siguruar provat.Një zëdhënës i policisë së Cyrihut bën të ditur se dy të plagosurat që janë dërguar në spital, janë në gjendje të rëndë.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.