×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    BE-ja garon me SHBA-në me një plan ekonomik për Ballkanin pas marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë

    FrontOnline
    23 Shtator 2020

    Bashkimi Evropian tha se shumë prej projekteve të përfshira në marrëveshjen e Uashingtonit për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë, janë duke u zhvilluar në kuadër të Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor. Ana Pisonero, zëdhënëse e BE-së për Partneritete Ndërkombëtare, Fqinjësi dhe Zgjerim, tha në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë se “BE-ja ka siguruar asistencë teknike për të gjithë Autostradën e Paqes” dhe se “tashmë ka miratuar investime për pjesët e para të autostradës në Serbi dhe në Kosovë”

    “Disa nga projektet janë të reja dhe duhet të vlerësohen plotësisht në terma të realizueshmërisë dhe pajtueshmërisë, sikurse edhe planet e BE-së për rajonin”, tha Pisonero.

    Më 4 shtator në Uashington, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike, në praninë e presidentit amerikan, Donald Trump.

    Aty përfshihen investime në projekte të ndryshme rrugore dhe hekurudhore, që do të lidhin Prishtinën dhe Beogradin.

    Në bazë të marrëveshjes, Kosova dhe Serbia do të punojnë me Korporatën Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA, e cila do të ndihmojë në financimin e projekteve.

    “Ne jemi të gatshëm të punojmë me partnerët tanë amerikanë dhe mirëpresim kontributin e tyre të rëndësishëm financiar”, tha Pisonero.

    “Kjo është veçanërisht e rëndësishme, pasi ne po punojmë në Planin Ekonomik dhe të Investimeve për Ballkanin Perëndimor, i cili do të publikohet këtë vjeshtë. Qëllim i tij është ta sjellë rajonin më afër BE-së dhe të krijojë vende pune – që janë shumë të nevojshme – në dobi të bizneseve dhe qytetarëve”.

    “Lidhshmëria, veçanërisht në transport dhe energji, tranzicioni i gjelbër, në veçanti dekarbonizimi i prodhimit të energjisë, dhe transformimi digjital, që përfshin qasje të gjerë në internet, do të jenë shtylla kurrizore e këtij plani”, tha Pisonero.

    Bashkimi Evropian ndërmjetëson dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë qysh në vitin 2011.

    Shtetet e Bashkuara, të cilat vazhdimisht e kanë mbështetur procesin, e kanë intensifikuar përfshirjen e tyre në muajt e fundit.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Janar 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, dhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, prezantuan një plan ambicioz investimesh për Prishtinën...
    Lajme14 Janar 2025
    I ftuar në Debat Plus, kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, vuri theksin tek transparenca dhe llogaridhënia në qeverisje. Ai theksoi...
    Lajme14 Janar 2025
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar...
    Të tjera
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka theksuar se puna e...
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka thënë se ngado që...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për deputet në  zgjedhjet e 9 shkurtit, Altin Krasniqi nga radhët e Partisë  Demokratike të Kosovës ka njoftuar për takimin e...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK-ja, Ferat Shala ka shkruar për takimin me banorët e Shtuticës. Shala thotë se banorët e këtij fshati...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Gazmend Konjufca, familjar i afërt i kryeparlamentarit Glauk Konjofca të Vetëvendosjes, ka vendosur që ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës. Madje ai...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka folur edhe për veteranët...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.